FKEE në bashkëpunim me GIZ – Merr shembull dhe përvojë nga vende të ndryshme të BE-së
July 20, 2026
Përfaqësues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, dhe të GIZ Kosovo, bashkë me zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zhvilluan një vizitë studimore në Lituani.
Në këtë vizit zyrtarët u njohën me Programin e Modernizimit të Ndërtesave Shumëbanesore (Multi-Apartment Building Modernization Program) dhe përvojën e Lituanisë vendi në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.
Gjatë vizitës në Vilnius, delegacioni zhvilloi takime me Agjencinë për Menaxhimin e Projekteve Mjedisore (APVA) dhe Agjencinë për Zhvillimin e Sektorit të Ndërtimit, ku u diskutuan mekanizmat e financimit, roli i komunave dhe shoqatave të bashkëpronarëve, standardet teknike, kontrolli i cilësisë, si dhe politikat dhe korniza ligjore që kanë mundësuar zbatimin me sukses të programit të modernizimit të ndërtesave shumëbanesore në Lituani.
Vizita shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e praktikave më të mira, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin dhe zbatimin e programeve të qëndrueshme të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial në Kosovë, raporton Kosovo Energy News.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i mekanizmave të financimit të FKEE-së për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme” që financohet nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria Daneze përmes GIZ dhe implementohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
FKEE është një nga institucioneve publike më të sukseshme në vitet e fundit. Bashkëpunimi me organizatat të ndryshme internacionale si UNDEP, GIZ, LuxDev dhe ambasada të vendeve të ndryshme evropiane ka mundësuar rritjen e efektshmërisë së projekteve, realizimin më të shpejt të tyre dhe marrjen e mbështetjeve të ndyshme finaciare përmesë granteve ose kredive.
FKEE ka zgjeruar ndikimin e saj përmes investimeve konkrete në masa të efiçiencës së energjisë, duke kontribuar në uljen e konsumit të energjisë, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë.
Sipas raportit vjetor të vitit 2025 përmes projekteve të realizuara 1340 familje kanë përfituar nga masat e efiçiencës së energjisë, 28 ndërtesa shumëbanesore sociale u përfshinë në projekte të rinovimit energjetik në 13 komuna. SI dhe 17 ndërtesa publike komunale u mbështetën në implementimin e masave të efiçiencës së energjisë.