Search

Ferronikeli ndërpret punën, shkak kriza energjetike dhe rritja e çmimit

08 Tetor, 2021


Për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, Fabrika “Ferronikeli” ka ndërprerë përkohësisht punën.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se ndërprerja është bërë deri në gjetjen e zgjidhjes, dhe se për komunën ky është lajm i dimbshëm, duke përmendur punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

“Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

//Koha