Search

Thirrje për aplikim: Trajnim për tregime fotodokumentare të ndërlidhura me mbrojtjen e mjedisit

Event Date: 9 Tetor, 2023 9:00 am


Kohëzgjatja: 09.10.2023 – 10.11.2023
Mentor: Ferdi Limani
Lokacioni: Rezidenca 17

Fotografi i njohur Ferdi Limani do të mbajë një trajnim për fotografinë dokumentare në Rezidenca 17, përgjatë një muaji. Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit/et, përveç se do të njoftohen me punën e Ferdit, do të mësojnë më shumë edhe për teknikat e fotografimit, për fazën e hulumtimit dhe punën në terren, rreziqet dhe sfidat që janë pjesë e pandashme e këtij procesi. Secili/a pjesëmarrës gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë projektin e tyre fotografik hulumtues me fokus në temën për mbrojtjen e mjedisit.

Në fund të viteve 90’ kur vendlindja e tij ishte në mes të mizorive, Ferdi e kuptoi rëndësinë e dokumentimit të historisë. Pas studimeve për gazetari ai filloi të punoj në gazeta ditore në Kosovë dhe bashkëpunoi me agjenci ndërkombëtare të lajmeve. Puna e tij kulmoi kur u angazhua nga Qeveria e Kosovës që të dokumentoj deklarimin e pavarësisë. Ai punoi për media të ndryshme franceze dhe ndërkombëtare në Evropë, Lindje të Mesme dhe Ballkan. Krahas punës si freelancer, ai është kontribuues në Getty Images. Që nga vitit 2022 Ferdi është angazhuar në dokumentimin e gjithë gjatësisë së lumit Drin, projekt ky që synon të rrisë vetëdijen për ndotjen e ujërave në Kosovë.

Për të aplikuar aplikuesi/et duhet të kenë aparat fotografik dixhital dhe kompjuter llaptop.

Numri maksimal i pjesëmarrës/eve është i kufizuar në dhjetë persona.

Për të aplikuar dërgoni:

  • CV
  • Punë të mëparshme
  • Koncept idenë tuaj për projekt fotodokumentar të ndërlidhur me mbrojtjen e mjedisit

Për të dorëzuar aplikimin tuaj na shkruani në [email protected] me subjektin “Trajnim për tregime fotodokumentare”, jo më larg se 5 tetor 2023.