Search

Mbledhja vjetore e Iniciativës për rajonet e qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë

Event Date: 23 Qershor, 2021 2:00 pm


Iniciativa për rajone të qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë ka ftuar të gjitha palët e interesuar t’i bashkangjiten mbledhjes vjetore të saj. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të përkrahë zhvillimin e dialogut të hapur brenda palëve të interesit për largimin e qymyrit dhe tranzicion të qëndrueshëm drejt burimeve të ripërtëritshme në Bosne dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Ukrainë.

Mbledhja do të bashkojë përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe rajonale, organizata ndërkombëtare, pjesëtarë të sektorit të energjisë, organizatat jo-qeveritare, bizneset dhe mediat. Mbledhja ofron mundësinë për të gjitha palët e interesuara të kuptojnë sfidat kryesore në rrugëtimin drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë në rajone të qymyrit, ndikimin socio-ekonomik të tranzicionit në energji të pastër dhe perspektivat kryesore të tranzicionit të energjisë. Pjesëmarrësit do të mund të diskutojnë për mundësi të shkëmbimit në rajonet e qymyrit si dhe do të informohen se si të marrin pjesë në këto aktivitete.

Evenimenti do të ofrojë informata mbi përfitimet e bashkëpunimit ndër-kufitar dhe shembuj të suksesshëm të tranzicionit në vende tjera. Për fund, në mbledhje do të shfaqen prezantime dhe informata të reja nga Komisioni Evropian dhe partnerët ndërkombëtar që e udhëheqin Iniciativën.

Për më shumë informata, luteni të klikoni këtu.