Search

Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor -mundësitë dhe pengesat

Event Date: 05 Maj 2022, 10:00 am


Agora Energiewende dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë tryezën me temën ‘Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor – Mundësitë dhe pengesat’ në Hotel Sirius, Prishtinë, më datë 10 Maj, nga ora 10:00 – 14:00 (CEST).

Lufta në Ukrainë po e shtyn Evropën të dalë nga varësia e importit të karburanteve fosile sa më shpejt që të jetë e mundur, që do të thotë se ndërtimi i burimeve të ripërtëritshme duhet të bëhet realitet në të tashmen e jo në të ardhmen.

Cili është roli i tregut në këto kohë? Si mund të ndihmojnë rrugët e bazuara në treg për zgjerimin e burimeve të ripërtëritshme në zgjerimin e projekteve në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor? Çfarë lloj tregu nevojitet që të mbështesë marrëveshjet e ripërtëritshme tregtare dhe blerjen e energjisë në vendosjen e projekteve shtesë? Cilat janë avantazhet e përgjithshme të marrëveshjes për blerjen e energjisë së ripërtëritshme dhe si mund ta stimulojmë përdorimin e tyre? E fundit, por jo më pak e rëndësishme, çfarë lloj opsionesh politikash na nevojiten në rajon për të adresuar barrierat që pengojnë marrëveshjet e blerjes së energjisë elektrike (Power Purchase Agreements – PPAs) nga burimet e ripërtëritshme?

Të gjitha këto pyetje do të diskutohen në Prishtinë më 10 maj 2022, në Hotel Sirius në diskutimin nga Agora Energiewende, këshilltarët për energji dhe partneri i AGORA-s nga Kosova, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).