Search

Forumi i Solareve të Kosovës 2021

Event Date: 27 Korrik, 2021 9:00 am


Së bashku me USAID, Ministria e Ekonomisë ka organizuar këtë Forum si vazhdimësi e Punëtorisë “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë” për të informuar një agjendë potenciale të energjisë së ripërtrishme përmes kordinimit, dialogut dhe angazhimit të akterëve të ndryshëm të fushës.

Ky forum do të bashkojë agjencitë kryesore qeveritare, akterët e tregut të energjisë, zhvilluesit vendor të burimeve të ripërtrishme, agjencitë ndërkombëtare, institucionet financiare ndërkombëtare, bankat tregtare dhe organizatat e shoqërisë civile për të ndarë studimet dhe për të diskutuar në panele.

Forumi do të mbahet nesër, më 27 korrik 2021, nga ora 09:00-15:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt duke klikuar këtu dhe do të jetë i hapur për të gjithë.