Search

Debat Publik në Obiliq: Raporti i VNM-së për Centralin Diellor “Kosova A” 100MW

Event Date: 26 Shtator, 2023 10:00 am


Në Fushë Kosovë dhe Obiliq do të organizohen debatet publik nga Korporata Energjetike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy Komunat respektive për raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Centralin Diellor PV “Kosova A” 100 MW (Solar4Kosovo I – Photovoltaic).

Debati në Obiliq mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Obiliqit, në rrugën ‘Adem Jashari’ nr. 2, duke filluar nga ora 10:00.