Search

Bashkangjituni në seminaret virtuale për tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën

Event Date: 6 Qershor, 2023 12:00 am


Si pjesë e iniciativës së tranzicionit të vendeve të varura nga qymyri në Ballkanin Perëndimor si dhe Ukrainë, do të mbahen disa webinar të cilat diskutojnë tematikën e tranzicionit energjetik.

Kjo iniciativ organizohet nga: Banka Botrore, Sektretariati i Komunitetit për Energji, BERZH, Banka Europiani për Investime, Fondacioni Shtetëror Polak për Mbrojtjen e Ambientit dhe Menaxhimin e Ujrave dhe Kolegji Europian i Natolin.

Seminsrët do të diskutojnë mbi mundësitë dhe njohuritë që janë fituar gjatë largimit të termocentraleve me qymyr. Të gjithë webinar-ët do të mbahen sipas orarit nga 15:00 deri 16:00 CET/CEST. Agjenda e tyre është:

  • 9 Mars: Planifikimi i një tranzicioni të drejt duke pasur parasysh sigurinë/pasigurinë e energjisë
  • 30 Mars: Inkuadrimi i palëve të ndryshme në planifikimin e një tranzicioni të drejtë: kush dhe si?
  • 27 Prill: Tranzicioni Energjetik dhe Kualiteti i Ajrit: Zgjidhje dhe Praktika të Mira
  • 25 Maj: Mundësi për të financuar tranzicionin energjetik
  • 14 Qershor: Regjionet të cilët mund të shfrytëzojn largimin e qymyrit si mundësi për zhvillim ekonomik
  • 6 Qershor: Njohurit e fituara gjatë kalimit nga qymyri në burime të ripërtëritshme

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në webinar-et në këtë link. Të gjithë seminaret do të mbahen në gjuhën angleze.

Kjo iniciativ ka për qëllim mbështetjen e regjioneve të varura nga qymyri si Bonja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina.