Search

Estonia mund të bashkohet me frontin pro-bërthamor të Evropës

15 Tetor, 2021


Estonia është duke rikonsideruar deklaratën e nëntë shteteve të Bashkimit Evropiane që po mbështesin Francën, si grupi i vendeve anëtare që po mbështet energjinë bërthamore, përcjell EURACTIV.

Duke e konsideruar fillimisht deklaratën e tyre si të ‘parakoshme’, Estonia tani thotë se nuk po përjashton përdorimin e më shumë energjisë bërthamore në përzierjen e saj të energjisë.

Deklarata e fundit në mbështetje të Francës dhe planit investues ka theksuar nevojën për të bërë Evropën më pak të varur nga furnizimi me energji nga vendet e treta.

Kjo nënkupton përfshirjen e energjisë bërthamore në taksonominë e re të BE si investim i gjelbër apo miqësor ndaj mjedisit, një deklarat e nënshkruar nga Finlanda, Kroacia, Rumania, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia, Bullgaria dhe Republika Çeke.

Veçanërisht, Finlanda ishte e vetmja nënshkruese nordike dhe që mungonin në listë ishin të tre shtetet baltike.

Duke biseduar tek ERR Neës të mërkuren, Reelika Runnel, një këshilltar për energji në ministrin e mjedisit, tha se grupi punes i energjisë bërthamore i shtetit ka filluar punën për një “aprovim të qeverisë” me synim “për të analizuar mundësinë potenciale të shfrytëzimit të energjisë bërthamroe në Estoni”.

Kalev Kallemts, një ish deputet nga partia reformiste dhe aktualisht drejtor ekzekutiv i Fermi Energia, ishte edhe më direkt në prononcimin e tij në intervist, përcjell EurActiv.

Pengimi i “realizimit të energjisë bërthamore pa karbon” do të rezultojë në “konflikte” dhe Franca do të ketë mbështetjen e nëntë vendeve të tjera që “mban një peshë të konsiderueshme në Evropë”, tha Kallemets.

Sipas tij, Estonia nuk mund të ecë përpara në “veshjet e së kaluarës”, pasi vendi, së bashku me Lituaninë, tashmë po konsumon energji bërthamore të prodhuar në Finlandë dhe Suedi.

Udhëhequr nga Franca, 10 vende të BE bëjnë thirrje që energjia bërthamore të etiketohet si e gjelbër

Lexo më shumë