Search

Energjia solare tejkalon qymyrin për herë të parë në Australi

23 Gusht, 2021


Këtë të diele, për herë të parë që nga themelimi i tregut të energjisë dy dekada më herët, Australia ka prodhuar më shumë energji nga burimet solare se sa nga qymyri.

Për vetëm pak kohë, ndërsa dielli po vazhdonte të rrezatonte fuqishëm, prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri ra në 9315 megavat pak pas mesditës, ndërsa burimet solare po prodhonin më shumë, apo rreth 9427 megavat, kanë theksuar raportet.

Lajmi i janë gëzuar shumë ambientalistë, të cilët kanë thënë se me tranzicion të planifikuar mirë, të gjitha termocentralet e qymyrit në Australi do të mund të mbyllen deri më 2030.

‘Revolucioni i energjisë së pastër ka arritur. Të gjithë e dijnë këtë, investitorët, bizneset, udhëheqësit, përveq qeverisë’, ka thënë David Ritter nga organizata Greenpeace në Australi, i cili ka kërkuar përshpejtimin e procesit të tranzicionit të energjisë.