Search

Emetimet e gazrave serrë në SHBA janë rritur për 6.2% në 2021

11 Janar, 2022


Emetimet e gazrave serrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rritur për 6.2% në 2021 nga nivelet e regjistruara në vitin 2020 teksa përdorimi i energjisë elektrike të fituar nga djegia e thëngjillit është rritur për 17% dhe transportuesit u janë rikthyer rrugëve pas një viti të goditur rëndë nga pandemia COVID-19, sipas një studimi raporton Reuters.

Ngritja e projektuar e emetimeve tregon se SHBA-të tashmë janë edhe më larg nga objektivi i përcaktuar nga Administrata Biden sipas marrëveshjes së ndryshimit klimatik të Parisit për të ulur emetimet për 50-52% nën nivelet e vitit 2005 deri në 2030.

Emetimet e gazrave serrë në SHBA ishin 17.4% më të ulëta në 2021 krahasuar me nivelet e 2005, nga 22.2% më të ulëta në 2020 krahasim me 2005, sipas Rhodium Group, një organizt hulumtuese.

Grupi ka analizuar të dhënat preliminare të SHBA për 2021, një vit që ishte supozuar që të shënohej nga rimëkëmbja pas dëmtimit të ekonomisë

Grupi analizoi të dhënat paraprake të emetimeve në SHBA për vitin 2021, një vit që supozohej të shënohej nga rimëkëmbja pas trazirave të ekonomisë lidhur me pandeminë. Ai zbuloi se rritja e emetimeve tejkaloi shkallën e rimëkëmbjes ekonomike, duke përdorur vlerësimet se PBB-ja u rrit me 5.7% nga viti në vit.

Sektorët që ndikuan ndjeshëm në rritjen e emetimeve ishin ai i transpotit dhe energjisë elektrike, ku emetimet e gazrave serrë u rriten me 10% dhe 6.6%, respektivisht në 2021, të dyja duke u rikuperuar rreth 2/3 e rënies nga nivelet e vitit 2019.

Në sektorin e energjisë elektrike, rritja e ndjeshme e cmimit tëgazit coj në 17% rritje të gjenerimit të gazit, rritja e parë që nga 2014, që rrjedhimisht ngriti edhe emetimet.

Ndërkaq, sektori i transportit në SHBA, që përllogaritet për rreth një të tretën e emetimeteve të SHBA, ndikoj në rritje të emetimeve në 2021, një vit pas uljes prej 15% në 2020 krahasuar me nivelet e regjistruara në 2019, ulja më e madhe e emetimeve të gazrave serrë e ndikuar nga një ulje drastike e udhëtimit rrugor përshkak të koronavirusit.