Search

Electrica nga Rumania siguron 120 milion euro kredi për projekte energjetike

21 Korrik, 2021


Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka nënshkruar marrëveshje prej 120 milion eurosh me operatorin e distribuimit të energjisë elektrike në Rumani, Electrica Group, për modernizimin e rrjetit të energjisë elektrike, përmirësimin e procesit të njehsimit dhe integrimin e energjive të ripërtëritshme.

Kjo kredi është kredia e parë që EIB ka ofruar për Electrica Group, ndërsa periudha e kthimit është 15 vite.

Kredia, që do të mbulojë vetëm 75% të kostos totale të projekteve, do të ndihmojë kompaninë Electrica nga Rumania të bëjë kyqjen e 180,000 konsumatorëve të ri, do të rrisë kapacitetet e rrjetit, do të përmirësojë besueshmërinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike, do të ndihmojë në njehsimin e më të saktë të konsumit energjetik si dhe do të mundësojë integrimin afatgjatë të projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

Ministri i Rumanisë i përgjigjet BE-së, thotë se tranzicioni nuk mund të ndodhë brenda natës

Lexo më shumë

Në kuadër të projekteve për modernizim të rrjetit të energjisë elektrike, Electrica do të bëjë azhurnimin dhe ndërtimin e linjave të reja energjetike, do të rindërtojë nënstacionet energjetike dhe do të instalojë komponentet për automatizim të rrjetit në gjithë Rumaninë.

‘Kredia do të ndihmojë kompaninë tonë që për momentin i shërben më se 3,8 milion konsumatorëve si dhe do të ndihmojë tranzicionin energjetik në Rumani’, ka thënë Corina Popescu, kryeshefe ekzekutive në Electrica.

Nga viti 1991, EIB ka dhuruar më shumë se 1.2 miliard euro për investime në energji elektrike në Rumani.