Search

Ministri i Rumanisë i përgjigjet BE-së, thotë se tranzicioni nuk mund të ndodhë brenda natës

27 Janar, 2021


Ministrat e jashtëm të BE-së kanë bërë thirrje për mbylljen e të gjitha termocentraleve me qymyr dhe përfundimin e subvencionimit të qymyrit.

Ata kanë kërkuar që politikat ndaj ndryshimeve klimatike të jenë në thelb të diplomacisë së bllokut.

Menjëherë pas thirrjes, Ministri i Energjisë në Rumani, duke folur për ndikimet e këtij vendimi në aktivitetet e mihjes në këtë vend, si dhe në sektorët tjerë që varen nga thëngjilli dhe mihja.

Ai ka thënë se mirëkupton thirrjen e ministrave të jashtëm të BE-së, sidoqoftë, qymyri vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e miksit të energjisë në Rumani dhe tranzicioni nuk mund të ndodhë ‘brenda natës’.

‘Ne pëkrahim Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, por qymyri luan rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë dhe ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës. Për të kaluar nga qymyri në energji të gjelbër, neve na nevojitet kohë dhe mbështetje në ndonjë burim tranzicional të energjisë, sikurse gazi natyror. Rumania është edhe prodhuese e këtij gazi. Rumania i është bashkuar 16 vendeve tjera në Evropë që kanë thënë se do të përdorin gazin natyror si burim tranzicional energjetik’, ka thënë Ministri Virgil Popescu për mediat lokale.

Ministrat e jashtëm të BE-së i japin fund subvencionimit të karburanteve fosile

Lexo më shumë

Ministri gjithashtu diskutoi edhe planet mbi riorganizimin e sektorit të qymyrit.

‘Ne kemi një projekt për riorganizimin e kompleksit energjetik Hunedoara. Fillimisht, kompania do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e termocentralit me qymyr ‘Mintia’ do ti bartet aurotieteve lokale, të cilat do të kenë mundësinë t’a modernizojnë dhe ti shndërrojnë njësitë aktuale të termocentralit me qymyr në njësi me gaz. Ndërsa, termocentrali Paroseni bashkë me 4 miniera do të formojë kompleks të veçantë energjetik’, ka shtuar Ministri.

Për termocentralin Paroseni, që për momentin është pjesë e këtij kompleksi energjetik, Ministri tha se operon në pajtim me standardet mjedisore.

Rumani: CE Oltenia planifikon të zvogëlojë emetimet e CO2 për 38% por nuk ndalon së investuari në thëngjill

Lexo më shumë

‘Nuk ka probleme me emetime të dyoksidit të karbonit në termocentralin Paroseni. Sidoqoftë, disa pjesë të këtij termocentrali edhe mund të zhvillohen duke përdorur burime të ripërtëritshme, përmes përdorimit të digës për ndërtim të një hidrocentrali të vogël si dhe të ndonjë mundësie tjetër përmes gazit’, ka thënë Ministri.

Ministri Popescu tha se dy nga katër minierat në Paroseni tani më janë në procedurë të mbylljes, por se kanë arritur të bindin Komisionin Evropian të shtyjë mbylljen.

‘Jemi në bisedime me Komisionin Evropian për të zgjatur procedurën e mbylljes, kjo pasi që ka shumë rezerva të qymyrit në këto miniera dhe për të shmangur rreziqet e ndezjes, ne kemi kërkuar që procesi i mbylljes të plotësohej dhe modifikohej’, ka thënë Paroseni.

‘Dy minierat tjera janë duke operuar shumë mirë. Ne nuk kemi përcaktuar afat për mbyllje të këtyre dy minierave dhe kemi shmangur përcaktimin e tij. Ne fillimisht po presim të shohim se çfarë do të bëjnë shtetet tjera’, ka shtuar Paroseni.

Paroseni ka përsëritur se nuk mund të tregojnë brenda natës se kur do të kenë mundësinë të largohen nga qymyri pasi që kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare energjetike.

Oltenia në Rumani kërkon 2 miliardë euro ndihmë për planin e dekarbonizimit

Lexo më shumë

‘Ne nuk mund të themi brenda natës se në 3, 4, 5 vite ne do të largohemi nga qymyri pasi që ne nuk mund t’a bëjmë këtë për shkak se kjo ndërlidhet me sigurinë kombëtare të sistemit energjetik. Por ne jemi të përkushtuar të zbatojmë Paktin e Gjelbër Evropian për të zvogëluar emetimet e dyoksidit të karbonit, për të cilat jemi përkushtuar në Bruksel’, ka shtuar Popescu.

Ministri Popescu tha se këto lëvizje do të ndikojnë në shuarjen e vendeve të punës. Ai tha se bashkë me autoritetet lokale dhe partner tjerë, janë duke diskutuar për mundësitë e përkrahjes së zonave të ndikuara.

‘Nuk bëhet fjalë vetëm për kompleksin energjetik Hunedoara, edhe kompleksi energjetik Oltenia është në process të ristrukturimit, ka edhe zona tjera në vend. Ne kemi fonde në kuadër të Bashkimit Evropian që do të përdoren zonat e ndikuara dhe jemi duke disejnuar dhe menduar mbi planet e rilokimit dhe rikualifikimit për personelin’, ka thënë Popescu.

Rumania - prodhuesi i dytë më i madh i gazit në Evropë

Lexo më shumë