Search

El Salvador të përdorë energjinë e pastër nga vullkanët për gërmimin e Bitcoin

10 Qershor, 2021


Disa orë pasi u bë kombi i parë që autorizoi bitcoin si një tender ligjor, Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, ka udhëzuar kompaninë shtetërore që merret me gjenerimin energjisë elektrike duke përdorur energji gjeotermale nga vullkanet, që të furnizoj me energji të pastër procesin e gërmimit të kripto valutave.

“Sapo kam udhëzuar presidentin e @LAGeoSV (kompania jonë shtetërore elektrike gjeotermike), për të krijuar një plan që të ofroj njësitë e gjenerimit për gërmimin e bitcoin me energji shumë të lirë, 100% të pastër, 100% të ripërtërishme, me 0 emetime nga vullkanet tona”, është thënë nga Bukele në një postim në Tëitter.

Ndërkaq, vendi i Amerikës qendrore më herët këtë javë ka aprovuar edhe ligjin për Bitcoin, i cili ishte aprovuar me një “super mazhorancë” duke marrë 62 nga 84 votat e disponueshme brenda kongreisit të shtetit të El Salvador.

Tutje, në një postim tjetër në rrjetin social, Tëitter, tha që inxhinierët e vendit kanë gërmuar një burim të ri që do të sigurojë rreth 95MW të energjsië gjeotermale nga vullkanet 100 përqind të pastër dhe pa emetime.

Mirëpo, në anën tjetër ekspertët poashtu kanë theksuar se një qasje më e mirë në energji të ripërtërishme dhe jo të kushtueshme do të mundësoj gërmuesit që të zhvendosen drejt prodhimit të pastër të kriptovalutave.

Përveç El Salvadr, në vende të tilla si Islanda dhe Norvegjia gërmuesit e kriptovalutave janë duke shfrytëzuar energji kost-efektive për të furnizuar aktivitetet e gërmimit të kriptovalutave, si hidroenergjia dhe energjia gjeotermale.

90% e gërmimit të Bitcoin vie nga ‘energjia ndotëse’, thotë kryetari i Miami-të

Lexo më shumë

Mihjet e braktisura të qymyrit në Britani janë duke u testuar rreth mundësisë së shëndrrimit në impiante të energjisë gjeotermale

Lexo më shumë