Search

“E ardhmja i takon energjisë së ripërtëritshme”, Grenlanda pezullon kërkimin e naftës

21 Korrik, 2021


Qeveria e Grenlandës ka vendosur që të pezulloj të gjitha kërkimet e naftës në ishullin më të madh të botës, duke e etiketuar si një “hap të natyrshëm” për shkak se qeveria e vendit arktik ka theksuar se “merr seriozisht krizën klimatike.”

Ndryshimi klimatik nënkupton që tërheqja e akullit mund të zbulojë burime potenciale të naftës dhe burime të tjera minerale të cilat, nëse do të zbuloheshin dhe kapeshin me sukses, mund të ndryshojnë dramatikisht fatin dhe territorin e 57,000 njerëzve që përbëjnë popullatën e ishullit.

“Ardhmja nuk përkon me naftë. E ardhmja i takon energjisë së ripërtëritshme, dhe në atë aspekt ne kemi më shumë për të fituar”, ka thënë qeveria e Grenlandës në një deklaratë.

Tutje, qeveria ka thënë se “dëshiron të marrë përgjegjësi për të adresuar krizën botërore të ndryshimit klimatik”.

Vendimi është marrë muajin që lamë pasë, mirëpo është bërë publike të enjten e kaluar.

Ndryshe, një studim gjeologjik i bërë nga SHBA ka vlerësuar se rreth 2,782,272,500,000 litra naftë dhe 1,107,116,883.11688-ton të gazit natyral në rajonin e Grenlandës, ndonëse vendodhja e ishullit dhe kushtet jo të favorshme klimatike kufizojnë kërkimin e këtyre rezervave.

Mirëpo, qeveria ende ka katër licensa aktive për kërkimin e hidrokarbureve, të cilat është i detyruar t’i mbajë për sa kohë që të licencuarit janë duke e eksploruar në mënyrë aktive. Ato mbahen nga dy kompani të vogla.

Vendimi i qeverisë për të ndaluar kërkimin është mirëseardhur nga grupi mjedisor Greenpeace, që kishte cilësuar vendimin si “fantastik”.

“Dhe me sa kuptojë unë është që licensat që kanë mbetur kanë potencial të limituar”, ka theksuar Mads Flarup Christensen, sekretari i përgjithshëm i Greenpeace Nordic.

Spanja kalon ligjin për klimë duke ndaluar kërkime të reja për naftë dhe gaz

Lexo më shumë