Search

Deva: Po zhvillohet strategjia e re e energjisë dhe ankandi për BRE-të

01 Dhjetor, 2020


Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Deva, paralajmëroi ankandin e parë energjetik për burime të ripërtëritshme, në të cilin prioritet kanë burimet e erës dhe ato solare.

Ankandet e para për BRE-të po bëhen në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, konfirmoi Ministrja në emisionin ‘Prime Time’ në kanalin televiziv Kanal 10 derisa po diskutoheshin aktivitetet në kuadër të ‘Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës’.

‘Jemi në proces të shpalljes së thirrjes së parë të ankandit publik për energji të ripërtërishme të cilën besojmë që do ta kemi të gatshme vitin e ardhshëm’, tha Deva.

Ankandi për energji të ripërtritshme po merr formë konkrete

Lexo më shumë

Sipas Zëvendës-ministres, ankandet do të kenë efekt në zhvillimin e investimeve në rritjen e ‘bizneseve të gjelbra’ si dhe në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Përveç tjerash, ankandet do të rezultojnë në çmime të përballueshme të energjisë nga burime të ripërtëritshme, shtoi ajo.

‘Ky ankand, nësë shihet në këndvështrimin ekonomik, do të ndihmojë të fitojë operatori që ofron çmimin më të mirë dhe më të përballueshëm, mirëpo është edhe një mundësi për garë të hapur ku nuk do të jetë më praktika e njejtë që kush vjen i pari shërbehet i pari’, tha Deva.

U mbajt punëtoria për Ankandin Publik për Energji të Ripërtëritshme

Lexo më shumë

E përveç ankandeve të hapura për BRE-të, Kosova po përgatit edhe strategjinë e re kombëtare për energji dhe klimë, e cila do të dorëzohet në Qeveri në mes të vitit 2021.

‘Ndërsa për energjinë me gaz, ne kemi marrë obligimet që kanë dalë nga marrëveshja e 4 Shtatorit, edhe pse më parë ne kemi bërë hapa konkret për gjenerim të energjisë me gaz. Më lejoni të ju njoftojë, gjithashtu që Kosova po harton strategjinë e re për energji, e cila pritet të procedohet në Qeveri sigurisht në tre mujorin e dytë të vitit 2021’, shtoi ajo.

Zhvillimi i ankandeve të hapura për burime të ripërtëritshme të energjisë është spikatur si nevojë emergjente edhe në raportin vjetor të zbatimit të Sekretariatit të Energjisë për Kosovën.

Përvec tjerash, raporti ka aplauduar prezantimin e ankandeve për cmime të energjisë së ripërtëritshme në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, të cilat kanë rezultuar me cmime shumë më të ulëta, krahasuar me tarifat nxitëse që aplikoheshin deri tani.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë: Kosova ka bërë progres në reformat energjetike

Lexo më shumë