Sekretariati i Komunitetit të Energjisë: Kosova ka bërë progres në reformat energjetike
24 Nëntor, 2020
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar raportin vjetor të zbatimit sipas të cilit, palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë kanë bërë progres në reformat e tregut dhe qëndrueshmërisë energjetike, përkundër krizës pandemike.
Sipas raportit, Mali i Zi zë vendin e parë për reformat energjetike deri sa për dallim prej raportit të kaluar, Ukraina është ranguar para Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke zënë vendin e dytë.
Mali i Zi në vendin e parë për nga reformat energjetike, pasuar nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia
Kosova dhe Shqipëria kanë bërë progress, thekson raporti, deri sa reformat në Moldavi shfaqen si modeste.
Bosna dhe Hercegovina dhe Gjeorgjia janë në fund të listës për reforma energjetike, sipas raportit të fundit të Komunitetit të Energjisë.
‘Përderisa nuk ka dyshim së duhet bërë më shumë për zvogëlim të emisioneve, efiçiencë, burime të ripërtëritshme të qëndrueshme dhe integrim të mirëfilltë të tregut me qëllim të mundësimit të një tranzicioni të gjelbër të energjisë sipas Komunitetit të Energjisë, mua më duket se gota është mbushur deri në gjysmë. Përkundër kushteve sfiduese të këtij viti, disa palë kontraktuese kanë arritur rezultate’, tha Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac.
Drejtori gjithashtu nënvizoi të arriturat në fushën e ndryshimeve klimatike, për cka Komuniteti i Energjisë ende nuk ka krijuar bazë të fuqishme të kornizës ligjore.
Në përgjithësi, në raport Komuniteti i Energjisë ka theksuar se palët janë në rrugë të mirë të trajtimit dhe financimit të efiqiencës së energjisë, sidomos në renovimin e ndërtesave, vendet kanë treguar progres përkundër krizës pandemike.
Përvec tjerash, raporti ka aplauduar prezantimin e ankandeve për cmime të energjisë së ripërtëritshme në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, të cilat kanë rezultuar me cmime shumë më të ulëta, krahasuar me tarifat nxitëse që aplikoheshin deri tani.
Pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme ka shënuar rritje mesatare prej 19% tek palët kontraktuese
Raporti ka theksuar se pjesëmarrja e projekteve të ripërtëritshme në palët kontraktuese ka shënuar rritje prej 19% gjatë periudhës së raportimit, por alarmon mbi ndikimet negative në mjedis të projekteve të hidrocentraleve të vogla dhe kërkon përforcim të legjislacionit mbi ndikimet mjedisore të këtyre projekteve.
Sikurse edhe në raportin e vitit 2019, raporti nënvizon se të gjitha palët kontraktuese që kanë thëngjill në miksin e tyre energjetik kanë vështirësi në respektimin e limiteve të ndotjes, të përcaktuara në planet kombëtare të reduktimit të emetimeve (NERP-të).
‘Ky është një trend mjaft shqetësues pasi që emetimet kufizohen më ashpër me kalimin e ditëve. Është alarmuese që Kosova nuk ka arritur të veprojë brenda limiteve vitin e dytë me radhë’, thuhet në raport.
Disa nga termocentralet e palëve kontraktuese janë duke u përafruar me fundin e jetëgjatësisë së tyre, duke filluar me termocentralin Pljevlja në Mal të Zi, jetëgjatësia e të cilit duhet të përfundojë në fund të vitit 2020.
Raporti i vitit 2020 i Komunitetit të Energjisë mbulon energjinë elektrike, gazin, rregullatorët e energjisë, naftën, energjinë e ripërtëritshme, eficiencën e energjisë, klimën, infrastrukturën, konkurrencën, statistikat dhe për herë të parë, sigurinë kibernetike.
Raporti i plotë si dhe raportet përmbledhëse të palëve të kontraktuara, përfshirë edhe Kosovën, mund të lexohen ndaras dhe mund të shkarkohen nga uebfaqja e Komunitetit të Energjisë.
Sistemi energjetik në Kosovë varet (gati) ekskluzivisht nga dy termocentrale të vjetra
Kosova varët pothuajse ekskluzivisht nga dy termocentrale të vjetra të linjitit. Kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri është anuluar. Deri më tani, sektori I energjisë elektrike në vend ka vuajtur nga mosmarrëveshja me operatorin e sistemit të transmisionit në Serbi, e cila mosmarrëveshje përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes së re të kycjes me ENTSO-E.
Kosova nuk është e kycur me asnjë sistem të gazit natyror. Kycja me rrjetin e gazsjellësit në Maqedoninë e Veriut do të ishte opcioni më rentabil për import t ëgazit, që do të kontribuonte në zëvendësimin e prodhimit të energjisë nga linjiti.
Prodhimi i energjisë elektrike nga burime të erës dhe diellit nuk janë të përfaqësuara sic duhet në miksin energjetik të Kosovës.
‘Kontrata për ndërtimin e Kosovës së re është ndërprerë nga investitori, dhe kjo I ka dhënë fund procedurave të inicuara të Sekretariatit’, thuhet në raport.
Vendimi i fundit për 25 megavatë të energjisë solare sjellë dyshime mbi integritetin e procedurave
Në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ende dhurohet mbështetje përmes tarifave nxitëse të përcaktuara nga ZRRE, vendimi i fundit për 25 megavat të energjisë nga dielli sjellë dyshime mbi integritetin e kësaj procedure, thuhet në raport.
I njejti tregon se Kosova tani më ka filluar me zhvillimin e procedurës për krijim të skemave mbështetëse të bazuara në treg.
‘Pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme në konsumin e përgjithshëm bruto të energjisë në vitin 2018 ishte 24,9%, duke e vendosur kështu Kosovën në rrugë të mirë për arritjen e synimeve të përcaktuara për vitin 2020’, thuhet në raport.
Kosova ka paguar subvencione direkte në vlerë prej 6,5 milion eurosh për energjinë nga qymyri
Ani pse nuk është palë nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit, Kosova ka bërë gati draft-konceptin dhe planin për gazëra serrë, deri sa strategjia energjetike 2019 – 2028 dhe plani i veprimit për klimën tani më janë aprovuar nga Qeveria. ‘Edhe ligji për ndryshimet klimatike është draftuar. Punët në lidhje me planin kombëtar të energjisë dhe klimës janë në faza fillestare’, thuhet në raport.
Në lidhje me emetimet nga termocentralet, Kosova ka adoptuar Planin Kombëtar për Zvogëlim të Emetimeve.
‘Ky plan nuk implementohet në praktikë. Kosova ka paguar subvencione direkte në vlerë prej 6,5 milion eurosh për të përkrahur prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në vitin 2019’, thuhet në raport.
Certifikimi i KOSTT lajm i mirë, nuk ka të arritura në hapjen e tregut për konsumatorë
Raporti vë në dukje procesin e unifikimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës me Shqipërinë. ‘Operimi i ALPEX të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe unfikimi i tregut do të fillojë në pjesën e parë të vitit 2021.’, thuhet në raport.
‘Certifikimi i KOSTT ka përfunduar në shkurt 2019 sipas Pakos së Tretë Energjetike, pas aprovimit të Sekretariatit të Energjisë përmes opinionit. KEDS është ndarë nga aktivitetet e furnizimit që nga data 1 janar 2015’, thuhet në pjesën e raportit për përmbushjen e objektivave energjetike të Kosovës.
Sipas raportit, Kosova ka dështuar në hapjen e tregut për konsumatorët e tensionit të mesëm. Ata vazhdojnë të furnizohen nga furnizuesi universal me cmime të rregulluara, thuhet në raport.
‘Në korrik 2020, rregullatori ka aprovuar vendimin për të zgjatur obligimet për kompaninë e furnizimit KESCO në mënyrë që e njejta të ofrojë shërbim universal deri më 31 mars 2021. Këtë vendim rregullatori e ka arsyetuar duke u thirrur në krizën pandemike’, thuhet në raport.
Kycja me infrastrukturën e gazit në Maqedoni është më fizibile se kycja me atë në Shqipëri
Për momentin, Kosova nuk ka infratrukturë e as treg të gazit natyror, dhe përkundër ambicjeve, ende nuk ka filluar përgatitjen e kornizës ligjore për gazin natyror.
‘Përkundër planeve ambicioze për të themeluar treg kombëtar të gazit si pjesë e agjendës së dekarbonizimit, ende nuk janë ndërmarrë aktivitete për adoptim të legjislacionit mbi gazin. Krijimi i kornizës ligjore mbi gazin është i domosdoshëm për furnizimin me gaz në të ardhmën në Kosovë’, thuhet në raport.
Sipas raportit, kycja e Kosovës me infrastrukturën e gazit në Maqedoninë e Veriut është më e ‘mundshme’ dhe më ‘fizibile’, dhe mund të financohet nga fonde ndërkombëtare.
‘Gjatë periudhës së raportimit, Kosova ka filluar angazhimin në zhvillimin e infrastrukturës më të mundshme dhe fizibile për kycje me rrjetin e gazit në Maqedoninë e Veriut, krahas ndërlidhjes të cilën deri më tani e ka favorizuar me Shqipërinë. Kycja me Maqedoninë e Veriut është duke marrë vëmendje më të madhe dhe mund të financohet nga fonde ndërkombëtare’, thuhet në raport.
Përcaktimi i tarifës nxitëse për kapacitete shtesë solare në kundërshtim me rekomandimet e Sekretariatit
Përkundër rritjes së pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme në miksin energjetik, raporti i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë vë në dukje mungesën e progrsit në zbatimin e acquis mbi burimet e ripërtëritshme.
‘Në mënyrë vullnetare, Kosova ka rritur caqet për burime të ripërtëritshme në 29,89%, duke ofruar mbështetje për 20 megavat shtesë të energjisë solare për skemës së prkrahjes (tarifave nxitëse). Në nëntor 2019, Rregullatori ka vendosur në mënyrë administrative për rritje të kapaciteteve solare përmes tarifës nxitëse prej 85,5 euro për megavat. Kjo është bërë në kundërshtim me rekomandimet e Sekretariatit’, thuhet në raport.
Raporti thekson se për Kosovën mbetet prioritet prezantimi i skemës së përkrahjes të bazuar në treg, në pajtim me udhëzimet mbi ndihmën shtetërore.
Kosova ka regjistruar vetëm 10 megavat energji solare, përkundër potencialit të zhvillimit
Deri në fund të vitit 2019, Kosova ka regjistruar 32 megavat nga hidrocentrale të mëdha, 63 nga hidrocentrale të vogla, 34 nga era dhe vetëm 10 megavat nga energjia solare, përkundër potencialit të zhvillimit.
‘Me pjesëmarrjen aktuale prej 24,9% të burimeve të ripërtëritshme në bruto konsumin final të energjisë në vitin 2018, Kosova është në rrugë të mirë të arritjes së cakut prej 25% në vitin 2020. Masa shtesë, duke filluar me skemë të përkrahjes të bazuar në treg, janë të nevojshme për të rritur pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme në sektorin e rrymës dhe transportit’, thuhet në raportin e Sekretariatit mbi Kosovën.
Korniza ligjore për vlerësime mjedisore nuk është plotësisht në përputhje, Sekretariati ka pranuar ankesë për hidrocentrale
Raporti thekson se korniza ligjore në Kosovë për vlerësime mjedisore nuk është plotësisht në përputhje.
Zbatimi i plotë i vlerësimeve mjedisore të projekteve energjetike, kontrolli i cilësisë mbi raportet mjedisore si dhe mundësimi i pjesëmarrjes së publikut në diskutime mbetet sfidë për Kosovën, sipas raportit.
‘Gjatë periudhës së raportimit, Sekretariati ka pranuar ankesë në lidhje me hidrocentralin në lumin Lumbardh. Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e hershëm të vlerësimit strategjik mjedisor sipas Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë’, thuhet në raport.