Search

COP26: Më shumë se 100 vende zotohen ti japin fund shpyllëzimit më 2030

02 Nëntor, 2021


Më shumë se 100 vende kanë premtuar se do të ndërprejnë aktivitetet e depyllëzimit dhe degradimit të natyrës deri në fund të vitit 2030, ndërsa janë përkushtuar të investojnë 19 miliardë dollar amerikanë në mbrojtjen dhe rikthimin e pyjeve.

Deklarata e përbashkë e lëshuar gjatë bisedimeve mbi klimën në kuadër të COP26 në Glasgou është përkrahur nga udhëheqësit e 100 vendeve, duke përfshirë edhe Brazilin, Rusinë, Indonezinë dhe Kongon, që bashkë përbëjnë rreth 85 përqind të pyejeve në botë.

Deklarata e përbashkët e udhëheqësve në Glasgou mbi pyjet dhe natyrën do të përfshijë sipërfaqe të madhe të tokës, apo 33 milion kilometra katrorë, ka thënë kryeministri i Britanisë në emër të të gjithë liderëve nënshkrues të deklaratës.

‘Kemi mundësinë ti japim fund historisë së njerëzimit si pushtues të natyrës dhe në vend të kësaj të bëhemi kujdesarët e saj’, ka thënë Boris Johnson pas nënshkrimit të deklaratës.

Pyjet absorbojnë rreth 30 përqind të emetimeve të karbonit, sipas studimeve të organizatës Ëorld Resources Institute (ËRI). Kësisoji, pyjet ndikojnë në parandalimin e ngrohjes globale.

Përkundër ndikimeve të mëdha pozitive, siperfaqet pyjore në tokë janë duke shënaur degradim të jashtzakonshëm. Bot aka humbur rreth 258 mij kilometra katror pyje vetëm në vitin 2020, sipas studimeve të ËRI.

Kjo sipërfaqe është më e madhe se sipërfaqja totale e Mbretërisë së Bashkuar.