Search

Burimet e ripërtëritshme në Kinë tejkalojnë 50% të fuqisë së instaluar prodhuese të energjisë elektrike

27 Dhjetor, 2023


Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme në Kinë kanë arritur në 1.45 teravat apo në 50% të fuqisë së përgjithshme të instaluar të prodhimit të rrymës. Nga kjo, 950 gigavat janë kapacitete solare dhe të erës.

Në fund të nëntorit, fuqia e përgjithshme e instaluar e prodhimit të energjisë elektrike në Kinë ka arritur në 2.85 teravat, apo 13.6% më shumë se në vitin e kaluar, sipas Administratës Kombëtare Energjetike (NEA), raporton Balkan Green Energy News.

Burimet e ripërtëritshme, duke përfshirë ato të erës, solare, hidroenergjinë, biomasën dhe teknologjitë tjera, kanë arritur në 1.45 teravat.

Kjo arritje është shënuar qysh në gjysmën e vitit 2023, kanë thënë mediat lokale në Kinë. Burimet solare kanë arritur në 560 gigavat, apo 49.9% më shumë se 12 muaj më parë, transmeton Kosovo.Energy.

Sipas të njejtit raport nga NEA, Kina prodhon rreth 50% të pajisjeve të energjisë së erës në botë, si dhe 80% të moduleve solare.