Search

Brahimi: Së paku 12 për qind importojnë rrymë, qytetarët duhet të rrisin vetëdijësimin e tyre në lidhje me efiçensën e energjisë

12 Tetor, 2021


Ilir Ibrahimi përmes një postimi është shprehur se Kosova sipas ZRE importon rreth 12% të energjisë së nevojshme për konsum.

Sipas tij duke pasur parasysh gjendjen kritike të termocentraleve të stërvjetëruara, ky është një spozim me shumë rezerva, dhe sipas tij çmimet pritet të rriten dukshëm këtë vit.

Ai shkruan se hapat si vetëdijësimi në efiqencë, përmes kursimit, shfrytëzimit të pajisjeve efiqente, izolimit adekuat e të tjera duhet të merren menjëherë.

Postimi i plotë:

Kosova sipas ZRE importon rreth 12% të energjisë së nevojshme për konsum. Kjo shifër bazohet nën sypozimin që KEK nuk ka ndonjë ndërprerje në prodhim. Duke pasur parasysh gjendjen kritike të termocentraleve të stërvjetëruara, ky është një sypozim me shumë rezerva.

Çmimet që pritet të rriten dukshëm këtë vit, pritet normalisht që ta rrisin edhe çmimin e importit. Kjo ndikon në çmimin që duhet ta paguajmë përmes faturave.

Në vend se të presim deri kur të vij dita ta shohim këtë rritje në fatura, mund të merren hapa që e lehtësojnë këtë.

Vetëdijësimi në efiqencë, përmes kursimit, shfrytëzimit të pajisjeve efiqente, izolimit adekuat etj, janë disa hapa që mund të merren menjëherë.

Duhet të mësohemi të mendojmë në mënyrë proaktive dhe jo vetëm reaktive.

Çmimin e paguajmë të gjithë bashkë, prandaj jo çdo gjë është politikë.