Search

Bosnje dhe Herzegovina: Kompanitë kineze nuk heqin dorë nga planet për të investuar në njësinë e re të termocentralit Tuzla

10 Shtator, 2021


Kompanitë kineze duket se nuk do të heqin dorë nga planet për të investuar në ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit të qymyrit Tuzla në Federatën e Bosnjes dhe Herzegovinës, ndonëse vendi ka marrë paralajmërime se kjo lëvizje mund të vë në rrezik planet për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit dhe pajtueshmërinë me politikat e mjedisit të BE.

Lajmin e ka bërë të ditur SEE Energy News, ku është raportuar se kompanitë kineze, Gezhouba Group Company, dhe China Engineering Group, të cilat kanë nënshkruar kontratën me ndërmarrjen shtetërore EPBiH në 2014 për ndërtimin e njësisë së re në Tuzla, me një hua të mbështetur nga qeveria kineze, ka thënë se nuk do të dorëzohet nga ky projekt.

Kjo deklaratë vije pavarësisht faktit që kompania amerikane General Eelectric (GE), që ishte përzgjedhur për përpunimin dhe desajnimin e pajisjeve kyce të projektit, u tërhoq nga projekti, ku më pas vendim të njëjtë kishte marrë edhe German Siemens, kompania që ishte supozuar të jetë kompania zëvendësuese e GE në këtë projekt.

Kompania amerikane duhej të jepte një boiler dhe një gjenerator të turbinës me avull, mirëpo GE kishte deklaruar se dëshiron që të tëerhiqet nga tregu i energjisë nga thëngjilli.

Investitorët kinez më pas kanë kërkuar për një alternativë tek Siemens, mirëpo kjo e fundit njëlloj refuzoi këtë mundësi.

Sidoqoftë, kompanitë kineze nuk duket se do dorëzohen. Në këtë mënyrë aktualisht janë duke ofruar vazhdimin e realizimit të projektit, gjersa pajisjet duhet të përpunohen dhe sigurohen nga Shanghai Boiler Works, dhe Shanghai Electric Group, në vend të kompanive perëndimore.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të dy kompanitë kanë shprehur shpresën që autoritetet e EPBiH dhe FBiH do të pranojnë propozimin alternativ, në mënyrë që ndërtimi i njësisë së 7 të filloj sa ma shpejtë që është e mundur, pasi ky projekt është thelbësor për qëndrueshmërinë e prodhimit të energjisë elektrike në Bosnje dhe Herzegovinë.

Ndryshimet në marrëveshjen e 2014 do të duhet të aprovohen nga Parlamenti i Federatës së Bosnjes dhe Herzegovinës dhe pritet që kjo do të diskutohet në një ndër seancat e para pas pushimit veror.

Sipas planeve aktuale, tre njësi ekzistuese të TC Tuzla do duhet të ndalen deri në vitin 2025, teksa njësia e katërt, pas rehabilitimit të saj, do të vazhdoj të operoj deri në 2035, kur edhe do të zëvendësohej plotësisht nga njësia e 7 e planifikuar.

Ndryshe, termocentralet e qymyrit aktualisht janë burimi i 70% të prodhimit të energjisë elektrike në Bosnje dhe Herzegovinë.

Pas luftës, një termocentral i ri i qymyrit, Stanari, ishte ndërtuar duke përdorur teknologjinë kineze dhe ishte financuar nga Ekipi Britaniko-Serb i Financave të Energjisë, që eksporton dhe shet të gjithë energjinë elektrike të prodhuar në tregjet Evropiane.

Contour Global tërhiqet nga padia, Qeveria Kurti fsheh marrëveshjen

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli: ‘Kosova e Re’ nuk është në tavolinë

Lexo më shumë