Search

BGF propozon mënyra tjera të ngrohjes për të luftuar ndotjen e ajrit

26 Shkurt, 2021


Përfaqësues i Balkan Green Foundation, Besfort Kosova, për lajmet qëndrore në kanalin ATV, tha se nivelet e ndotjes së ajrit në Kosovë janë alarmuese.

Kosova nga BGF tha se djegia e lëndëve të ngurta djegëse, termocentralet si dhe veturat e vjetra janë vetëm disa nga faktorët kryesorë të ndotjes së ajrit edhe në kryeqytet.

“Prishtina fatkeqësisht është një vend ku digjet ende thëngjilli në sasi shumë të mëdha për ngrohje të shtëpive individuale, por edhe të disa bizneseve”, tha Kosova.

‘Prishtina gjithashtu përballet edhe me ajër të cilësisë së dobët si rezultat edhe i transportit, përshkak se transporti në Kosovë realizohet nga vetura dhe mjete të cilat janë pak a shumë të amortizuara’, shtoi Kosova.

Ndërsa për të adresuar këtë problem, Balkan Green Foundation rekomandon që qeveria fillimisht të bëjë ndalimin e shitjes së thëngjillit dhe identifikimin e alternativave të ngrohjes miqësore ndaj mjedisit.

‘Qeveria pik së pari duhet të ndalojë shitjen e thëngjillit nëpër shtëpi dhe ekonomi familjare, qoftë edhe të thëngjillit të përpunuar, sepse edhe ai është thëngjill dhe bënë ndotje’, tha Kosova.

‘Pastaj nxitjen e familjeve dhe ekonomive familjare që të mos përdorin lëndët djegëse si druri dhe mbeturinat e ndryshme të cilat përdoren, por të gjinden alternativa më miqësore me mjedisin’, shtoi Kosova për ATV.

Besfort Kosova gjatë prononcimit për lajmet qendrore bëri thirrje edhe për stimulimin e teknologjive të reja dhe të gjelbërta, si përdorimin e pompave termike dhe masave të efiçiencës së energjisë.

‘Pompat termike tash janë një tëknologji e re, e cila mundëson që eknonomitë familjare të shpenzojnë pak energji elektrike, por kursejnë mjaft shumë si në kohë si në komoditet’, tha Kosova.

Ndryshe, cilësia e ajrit ka qenë pjesë fokale në përpjekjet avokuese të BGF gjatë gjithë kohës.

Klikoni këtu për të ndjekur hulumtimet e BGF në lidhje me ndotjen e ajrit dhe ndikimet.