Search

BE rrezikon të vazhdojë varësinë ndaj gazit fosil, në vend që të lëvizë me vendosmëri drejt alternativave

16 Qershor, 2022


Një raport i ri nga Heinrich-Boll-Stiftung, Bashkimi Evropian dhe organizata ‘Veprimi për mjedisin’ në Gjermani (DUH), ka gjetur se politikat aktuale të BE-së për furnizim me energji elektrike rrezikojnë të vazhdojnë varësinë ndaj gazit fosil, në vend që të lëvizet me vendosmëri drejt alternativave tjera, veçanërisht në sektorin e ngrohjes.

Varësia e BE-së në importet ruse të energjisë i ka dhënë regjimit të Putinit fuqi të jashtzakonshme për të shantazhuar dhe destablizuar Evropën, dhe vazhdon të jetë ndër burimet kryesore financiare të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Evropës i duhet të përshpejtojë largimin e gazit fosil për të ndaluar këtë varësi si dhe për të mundësuar tranzicionin drejt një të ardhmeje neutrale ndaj klimës, thuhet në raport.

‘Tani që siguria klimatike dhe ajo energjetike vijnë si të pandashme dhe bashkë me njëra tjetrën, burimet e ripërtëritshme, efiçienca e energjisë, hidrogjeni i gjelbër, pompat termike të ngrohjes dhe opsionet tjera jo-fosile energjetike duhet të jenë e ardhmja e BE-së’, thuhet në raport.

Por, për shkak të luftës së fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, BE ka filluar të shtyjë projekte të reja të importit të gazit fosil, shumë nga të cilat do të jenë të panevojshme në të ardhmën, thuhet në raport.

‘Vendimarrësit duhet të kenë një çasje më aktive për largimin e gazit fosil sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe kësisoji të krijojnë një sistem pa karbon dhe të qëndrueshëm’, thuhet në raport.

Raporti përmbanë një numër rekomandimesh, dhe mund të lexohet i plotë duke klikuar këtu.