Search

BE kërkon të sigurojë furnizimin me gaz për Ukrainën

12 Tetor, 2021


Bashkimi Evropian është duke eksploruar mundësi të ndryshme që të siguroj që Ukraina ka furnizim stabil të gazit natyror këtë dimër dhe nuk është e ekspozuar nga ndonjë ulje e prodhimit në Rusi, ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell Reuters.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se rrjedhat e kundërta mund të vijnë nga Sllovakia, e cila që nga shtatori 2014 ka pasur një pikë të veçantë ndërlidhjeje me Ukrainën.

“Komisioni, sëbashku me ekspertët Ukrainas, është duke eksploruar, tani, skenarë të ndryshëm për të siguruar furnizim të mjaftueshëm për Ukrainën”, ka thënë von der Leyen në një deklaratë përkrahë presidentit të Ukrainës.

“Ne poashtu do të punojmë ngushtë me ju… për të rritur kapacitetet e furnizimit të gazit që vije nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe kjo poashtu përfshinë opsionin për të punuar mbi aranzhimet për të ndryshuar rrjedhën e një gazsjellësi shtesë nga Sllovakia, “tha ajo.

Von der Leyen adreson çmimet e gazit nga Samiti për Ballkanin Perëndimor

Lexo më shumë

Ja se si BE -ja synon të frenojë ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, gazit

Lexo më shumë