Search

Von der Leyen adreson çmimet e gazit nga Samiti për Ballkanin Perëndimor

06 Tetor, 2021


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë sot se çështja e çmimeve të larta të energjisë elektrike është serioze, duke shtuar se ishte parësore që BE -ja të investonte në energji të ripërtëritshme për një afat të gjatë për të shmangur goditjet e ardhshme, përcjell Reuters.

“Unë mendoj se duhet të jemi shumë të qartë se çmimet e gazit janë duke arritur nivele shumë të larta. Miërpo burimet e ripërtëritshme, çmimet kanë rënë përgjatë viteve të fundit dhe janë stabile”, ka theksuar von der Leyen për gazetarët pak para se të fillonte Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.

“Në këtë mënyrë, për neve është shumë e qartë që për energjinë në terma afatgjatë është e rëndësishme të investohet në burime të ripërtëritshme që na japin neve çmime stabile dhe më shumë pavarësi, për shkak se 90% e gazit është i importuar nga Bashkimi Evropian”, tha ajo.