Search

Ja se si BE -ja synon të frenojë ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, gazit

08 Tetor, 2021


Komisioni Evoprian është duke konsideruar që të rekomandoj përdorimin e të ardhurave nga Sistemi i Tregtimit të Emetimeve të BE për të mbrojtur amvisëritë me të ardhura të ulëta nga rritja e çmimeve të enerrgjisë dhe për të ulur afektimin e tyre nga taksat në fushën e energjisë, përcjell balkangreenenergyneës.

Kjo mund të krijojë një sistem për blerjet e përbashkëta të gazit dhe të përpiqet të zvogëlojë varësinë e çmimeve të energjisë elektrike nga gazi.

Rerzervat e BE janë adekuate për të kaluar sezonën e dimrit, edhe pse me cmime të larta, ulja e cmimeve parashikohet nga pranvera e vitit të ardhshëm

Depoja nëntokësore e gazit është mbi 75% të kapacitetit në Bashkimin Evropian, gjë që është nën nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit, mirëpo është adekuat për të mbuluar kërkesat e stinës së dimrit, ka theksuar Simson në Parlamentin Evropian.

“Kjo tronditje e çmimeve nuk mund të nënvlerësohet. Është duke dëmtuar qytetarët tonë, në veçanti, amviseritë me të ardhura të ulëta, është duke ulur konkurrueshmërinë dhe duke shtuar presion inflacionist. Nëse mbetet pa adresuar, rrezikon kompremetimin e rikuperimit të Evropës”, tha ajo.

Simson poashtu theksoi se rritja e çmimeve të energjisë “ka pak të bëjë” me politikat klimatike të BE dhe vuri në dukje varësinë e saj nga lëndët djegëse fosile të importuara.

Komisioni Evropian pritet që të prezantoj zgjidhje të menjëhershme dhe afat mesme javën që vjen për të lehtësuar presionin nga rritja enorme e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

BE nuk është imune ndaj zhvillimeve globale në tregun e energjisë elektrke

“Disa po theksojnë modelin evropian të tregut të energjisë elektrike si pjesë e problemit. Mirëpo, kur kërkesa dhe çmimet janë të lartë në të gjithë botën, është e pamnudur për BE-në të jetë immune. Përgjigja më e mirë për sifdën e çmimeve është që të ecim përpara më shpejtë në objektiin tonë prej 65% energji elektrike të ripërtëritshme deri në 2030”, ka nënvizuar Simson.

Ajo poashtu vëri në dukje pagesat direkte për ata që janë më së shumti në rrezik të varfërisë energjetike dhe taksave energjetike.

Komisioni Evropian mund të rekomandoj tek vendet anëtare që të asistojnë amvisëritë e varfëra me fonde nga Sistemi i Tregtimit të Emetimeve

Fondet për të asistuar amvisëritë me të ardhura të ulëta nga të ardhurat “më e lartë se sa pritej” nga Sistemi për Tregtim të Emetiemve, sipas komisionerës për enegji.

Simson tha që vendet anëtare vlerësohen të arrijnë 10.8 miliard euro më shumë nga mekanizimi në nëntë muajt e parë të këtij viti nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sido që të jetë, ajo tha se çmimet e gazit do të mbesin të lartë përgjatë dimrit mirëpo duhet të zbriten gradualisht deri në pranverën të vitit 2022, bazuar në parashikimet aktuale të kërkesës.

Simson tha se zhvillimet gjatë muajt e dimrit janë variabël thelbësore për të përcaktuar parashikimet.

Furnizimet nga burimet e ripërtëritshme nuk janë të ekspozuara ndaj paqëndrueshmërisë së çmimeve

“Energjia nga era dhe soalre kanë vazhduar që të gjenerojnë energjinë elektrike më pak të kushtueshme në Evropë në muajt e fundit. Nuk janë të ekspozuara nga paqëndrueshmëria e çmimeve… Ne dueht të sigurojmë që tregjet funksionojnë në mënyrë të drejtë dhe transparente”, me mbikëqyrjen e tregut dhe parandalimin e praktikave jokonkurruese, theksoi Simson.

Komisioni Evropian është duke eksploruar mundësinë për të vendosur një mekanizëm për blerje të përbashkët të rezervave emergjente të gazit

Për më tepër, Komisionerja Evropiane për energji poashtu tha se do të propzoj një reform për tregun e gazit deri në fund të vitit dhe të “rishikoj në atë kontekst cështjet rreth magazinimit dhe sigurisë së furnizimit”.

Simson tha se BE është duke analizuar disa ide nga vende anëtare si ajo për blerje të përbashkët të rezervave emergjente të gazit në baza vullnetare.

“Unë e di se disa nga ju jeni të shqetësuar rreth manipulimeve të mundshme të tregut të energjisë të BE dhe këto janë shqetësime serioze”, tha ajo.

Disa nga faktorët që kanë cuar në çmime rekord të gazit, ajo theksoi se ishte rikthimi i aktivitetit ekonomik dhe “pranverës jashtëzakonisht të ftohtë këtë vit”.

Von dery Leyen: BE duhet të zhbllokoj lidhjen në mes të gazit, çmimeve të energjisë teksa burimet e ripërtëritshme janë shumë më pak të kushtueshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar një rishikim të përbërjes së çmimeve të energjisë.

“Nëse çmimet e energjisë elektrike janë të larta, është për shkak të çmimeve të larta të gazit, dhe duhet të shikojmë rreth mundësive të shkëputjes brenda tregut për shkak se kemi shumë energji më të lirë si energjia e ripërtëritshem”, tha ajo.

Zëvendës Presidenti Ekzekutiv për Komisionin Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër dhe Komisioneri Evropian për Veprim Klimatik, Frans Timmermans, ka vlerësuar se rritja e çmimeve të emetimeve të gazrave serrë brenda Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të BE përbënë një pjesë “shumë të vogël” të rritjes së çmimit.

Ai nuk pranoj thirrjet për një ndërhyrje të BE -së në tregun e CO2.

Në anën tjetër, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka fajësuar spekulimet në treg për rritjen e çmimit të gazit dhe është zotuar që të rrisë furnizimin në Evropë.