BE kërkon nga vendet anëtare të fillojnë me ndalimin e subvencioneve për qytetarët dhe ndërmarrjet
March 13, 2023

Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet anëtare të fillojnë me ndalimin e masave të përkrahjes energjetike. Ata kanë shtuar se zgjidhja më e mirë ndaj krizës energjetike është zvogëlimi i varësisë ndaj importeve të karburanteve fosile.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike në 2021 dhe 2022 për shkak të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë, ka bërë që vendet e Bashkimit Evropian të zbatojnë masa fiskale me qëllim të ofrimit të ndihmës ndaj amvisërive dhe ndërmarrjeve në ballafaqimin me çmimin e lartë të rrymës dhe gazit natyror, raporton Balkan Green Energy News.
Komisioni ka ftuar vendet anëtare të raportojnë për masat e përkrahjes energjetike të cilat planifikojnë t’i zbatojnë, ndikimin e tyre në buxhet si dhe për planet e largimit të tyre.
Në disa vende, largimi i masave tashmë ka filluar, ndërsa disa tjera kanë vazhduar masat parparake të përkrahjes energjetike.
Sipas komisionit, gjatë vitit 2022 më shumë se 70% e shumës së dedikuar për përkrahjen energjetike nuk kanë synuar mjaftueshëm amvisëritë dhe ndërmarrjet më të cenueshme, transmeton Kosovo.Energy.
Për më shumë, dy të tretat e këtyre masave kanë ndikuar në çrregullimin e çmimeve si dhe kanë zvogëluar në zvogëlimin e ndihmave për rritjen e efiçiencës së energjisë, kanë thënë nga Komisioni.
Ata kanë shtuar se mënyra më e mirë për krizën energjetike është zvogëlimi i varësisë në importet e karburanteve fosile, investimi në efiçiencë të energjisë, diversifikimi i furnizimit me energji elektrike si dhe përshpejtimi i zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme.
/Kosovo.Energy