Search

BankWatch Network: Ndotja nga thëngjilli në Ballkanin Perëndimor ende i madh, ilegal dhe vdekjeprurës

21 Qershor, 2022


Sipas një raporti të ri të publikuar nga CEE Bankwatch Network, në vitin 2021, termocentralet e thëngjillit në Ballkanin Perëndimor kanë shkelur në nivele flagrante legjislacionin për ndotje të ajrit të Traktit të Komunitetit të Energjisë – për të katërtin vit radhazi

Sipas raportit, emetimet e dioksidit të sulfurit ishin pesë herë më të mëdha, ndërkaq 1.8 herë më të mëdha se sa nivelet e lejuara për pluhurin.

Investimet për të ulur ndotjen e dioksidit të sulfurit në termocentralin në BiH kanë rezultuar jo funksionale

Hyrja në fuqi e standardeve të reja ligjore më 1 janar 2018 duhet të kishte sjellë ulje të ndotjes vdekjeprurëse të ajrit.

Por raporti – Comply or Close – tregon se në vitin 2021, emetimet e pluhurit nga impiantet e qymyrit të përfshira në Planet Kombëtare të Reduktimit të Emetimeve (NERP) të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u rritën në krahasim me vitet e mëparshme, ndërsa emetimet vetëm të dioksidit të squfurit pakësuar.

Termocentrali i qymyrit Ugljevik në Bosnje dhe Hercegovinë sërish ka emetuar më së shumti dioksid sulfuri në rajon për vitin 2021, 86,774 tonelata, ndonëse ka instaluar pajisje desulfurizimi me një vlerë prej 85 milion euro.

Emetimet janë të ngjashme me ato të regjistruara në vitin 2019, në këtë mënyrë, edhe dy vite pasi ka filluar testimi, pajisjet e desulfurizimit në mënyrë të qartë nuk kanë funksionuar.

Në vitin 2024 përfundojnë investimet e nevojshme në Kosova B

Lexo më shumë

Pas investimeve në të, Kosova B pritet të operojë deri në 2040

Lexo më shumë

Kosova do të reduktojë emetimet e gazrave serrë për 32% në vitin 2031

Lexo më shumë

Në anën tjetër, ndotësi më i lartë i pluhurit në vitin 2021 ishte Gacko në Bosnje dhe Hercegovinë, emetimet e të cilit u trefishuan në 4 960 ton në 2021 – më shumë se 16 herë më shumë se sa lejohet nga Plani kombëtar i reduktimit të emetimeve të vendit. Arsyet për këtë rritje masive janë të paqarta.

Ndërkaq, termocentrali i qymyrit të Malit të Zi, Pjevlja, poashtu ka shkelur Traktatin e Komunitetit të Energjisë në vitin 2021 duke operuar për më shumë se 20,000 orë nga 1 janari 2018 pa marrë ndonjë investim për të kontrolluar ndotjen, ceket në raport.

Raporti nënvizon se kriza energjetike u shfrytëzua për të larguar vëmendjen nga ndotja nga thëngjilli

Viti përfundoi me një krizë energjetike në mbarë rajonin me probleme të furnizimit me qymyr dhe termocentralet e qymyrit në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë që u shëmben njëra pas tjetrës.

E shoqëruar me kushtet e këqija hidrologjike dhe çmimet e larta të importit të energjisë elektrike, kjo e largoi vëmendjen nga trajtimi i ndotjes dhe në fillim të vitit 2022 siguroi një pretekst për Federatën e Bosnjë-Hercegovinës për të miratuar një zgjatje të paligjshme të jetëgjatësisë për njësitë Tuzla 4 dhe Kakanj 5 dhe për Maqedoninë e Veriut të rinisni një fabrikë të lashtë me naftë, pasi ishte në rezervë për vite me rradhë.

Ioana Ciuta nga CEE Bankwatch Network – “Qeveritë e Ballkanit Perëndimor po reagojnë ndaj krizës energjetike duke hapur miniera të reja qymyri dhe duke vonuar mbylljen e termocentraleve, por me termocentrale të tilla të vjetruara, fundi i qymyrit është më afër se sa mendojnë. Një plan B është urgjentisht i nevojshëm – shkurtimi i humbjeve të energjisë, hapja e tregjeve dhe rritja e zhvillimit të formave të qëndrueshme të energjisë së rinovueshme – por qeveritë duhet të marrin masa për të ulur ndotjen dhe për të shpëtuar jetë ndërkohë.

Pippa Gallop e CEE Bankwatch Network – “Në vitin 2021, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë hapi rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kundër Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i nxitur ato në veprim. Komisioni Evropian duhet të dyfishojë përpjekjet për të futur dënime parandaluese në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nëse dëshiron që qeveritë e Ballkanit Perëndimor të marrin seriozisht ligjin e BE-së dhe shëndetin e njeriut.’