Search

Ballkani po krijion termocentrale “offshore” me gaz për të kaluar krizën

22 Prill, 2022


Vendet e Ballkanit po reduktojnë burokracitë dhe po eksplorojnë përshtatjen e prodhimit të energjisë “offshore” me ndihmë të gazit të lëngshëm apo eksportimin e tij, por jo më lidhje me Rusinë. Ambientalistët po kundërshtojnë ndryshimin e shpejtë të politikës energjetike.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia e përkeqësoi krizën energjitike. BE-ja dhe aleatët po i qëndrojnë ende premtimeve të tyre në mbrojtje të klimës, të paktën formalisht. Njëkohësisht ata synojnë të zëvendësojnë importet ruse sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të bëhet kaq shpejtë.

Sfida më e madhe është varësia ndaj gazit rus, që shpërndahet me tubacione. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se synohet që Europa të shkëputet nga fosilet ruse deri në 2027-n. Masat që do të dalin muajin tjetër pritet të qartësojnë më shumë hapat.

BE-ja do të përdorë më shumë alternativa të rinovueshme dhe energji nukleare.

Me rritjen drastike të çmimeve të energjisë Europa po promovon investimet offshore në gaz, termoncentralet lundruese.

Shume vende po shkojnë drejt kësaj teknologjie të re dhe Ballkani nuk bën përjashtim dhe pse ambjentalistët janë të alarmuar.

Rumania ka ngritur fasilitetet për nxjerrjen e gazit në Detin e Zi deri në qershor. Kjo do të rriste eksportet dhe do të ulte kostot për shtetin rumun. Ky ishte një projekt fillimisht i nisur nga ExxonMobil nga SHBA, por ata e braktisën dhe e mori Romgaz.

Bullgaria po ashtu pret daljen në Detin e Zi për prodhimin e energjisë dhe nxjerrjes së gazit. Aty pritet një investim 1.5 mld dollarësh.

Kroacia ka rritur prodhimin e gazit nga 2.6 mld metër kub ë viit, në 2.9 mld. Kompania kroate e administruar nga Hungaria, INA, tha se synohet rritja deri në 3.5 mld metër2 gaz në vit.

INA nisi prodhimin e gazit në mars të këtij vitit në veri të Adriatikut. Dy vite më parë një nga anijet e gazit nga INA që qëndronin në Adriatik u zhyt në det dhe askush nuk dha asnjë shpjegim.

Sllovenia fqinje po konsideron gjithashtu të ngrejë një termocentral gazi në bregun e Adriatikut.

Turqia po ashtu po zhvillon gjigandët e gazit në brigjet jugore të Detit të Zi me kapacitet 540 mld metër kub. Turqia e merr pothuajse të gjithë gazin e saj nga Rusia.

Shteti turk i ka zgjeruar eksplorimet deri në ujërat e Mesdheut, të pretenduara nga Greqia dhe Qipro.

Greqia ka njoftuar se po shqyrtojnë kapacitetet e gazit dhe naftës dhe do të ndërtojnë tubacionet për të.

Eksplorimi i parë i këtij lloji në detin Adriatik ishte nga Mali i Zi, pro dështoi. Kërkimet vazhdojnë ende.

Shqipëria i lejon kërkimet në det për kërkimin e gazit, por projektet kanë qenë në gjumë për shumë vite. Së fundmi, Shqipëria mori me qira dy termocentrale lundruese me gaz nga SHBA, për të prodhuar energji elektrike në brigjet e detit Jon. Projekt i Excelerate Energy dhe ExxonMobil. Shqipëria po punon dhe për hapjen e një termocentrali me gaz në qytetin e Vlorës.

Bosnjë Hercegovina nuk ka asnjë projekt të tillë.