Search

Apeli refuzon përfundimisht kërkesën për pezullim të përkohshëm të lejeve të Kelkos Energy

03 Qershor, 2021


Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për pezullimin e përkohshëm të lejeve të Kelkos Energy, të lëshuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Rregullatorit për Energji.

Me këtë vendim, Kelkos Energy do të vazhdojë prodhimin e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve, ka konfirmuar Arianit Koci.

Gjykata Themelore, në shkurt të këtij viti kishte marrë vendim për pezullimin e punës së kompanisë “Kelkos Energy” sh.p.k. për tri hidrocentralet në Deçan.

Operimi i hidrocentraleve në Deçan është kundërshtuar në vazhdimësi nga pjesëtarë të komunitetit dhe shoqërisë civile për shkak të pretendimeve mbi dëmet mjedisore dhe procesin e licencimit.

Në një komunikatë të mëhershme për media, Pishtarët, organizata më aktive në mbrojtjen e lumenjëve në Kosovë, kishte thënë se kompania Kelkos nga Austria që ka ndërtuar hidrocentralet në Lumbardhin e Deçanit, nuk ka bërë rehabilitimet bazike pas përfundimit të fazes së ndërtimit.