Search

AMMK: Gjatë janarit 2021 janë regjistruar 41 ditë me tejkalime të PM10

11 Shkurt, 2021


Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka publikuar përmbledhjen e të dhënave për cilësinë e ajrit në Kosovë gjatë muajit janar 2021.

Sipas monitorimit të cilësisë së ajrit të realizuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), per muajin Janar 2021 janë regjistruar 41 ditë me tejkalime për parametrin PM 10 (grimcat e pluhurit PM10), ka njoftuar AMMK.

Numri më i madhe i ditëve me tejkalime është regjistruar në stacionin matës në Pejë (8 ditë) dhe në Prishtinë/Rilindje (6 ditë). Stacioni tjetër që ka regjistruar tejkalime të grimcave PM10 është ai në Prizren me 5 ditë, dhe IHMK në Prishtinë dhe stacioni në Han të Elezit, me nga 4 ditë.

Ndryshe, Rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Raportin e plotë të publikuar nga AMMK mund ta gjeni duke klikuar këtu.