Search

Ambasadori Minxhozi priti në takim kryeshefin ekzekutiv të KOSTT

13 Prill, 2021


Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KOSST, z. Mustafë Hasani.

Bashkëbiseduesit shprehën rëndësinë e pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, i cili pas më shumë se katër vite që nga përfundimi i ndërtimit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri në të dy anët e kufirit, nga dhjetori 2020 është tashmë në funksion si linja e njohur “Autostrada Energjetike Kosovë-Shqipëri”.

Duke vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm mes KOSST dhe OST, palët shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëveprim dhe projekte të përbashkëta në fushën e energjisë.