Search

Aksione kundër keqpërdorimit të energjisë në vend

February 13, 2025


KEDS vazhdimisht publikonj njoftime për raste të ndyshme të keqpërdorimit të energjisë në vend. Përveç dëmeve që i shkaktohen KEDS dhe KESCO në raste kur vjedhet rryma, rrjeti mund të ndikohen ndjeshëm duke ndikuar në të gjithë konsumatorët e rrethinës.

Së fundmi, KEDS ka njoftuar se në një objekt banimi në Prizren, pronari i ishte ngutur t’i fusë nëpër apartamente banorët pa e pranuar Pëlqimin Elektroenergjetik nga KEDS-i. Ai u kishte instaluar njehsorë ilegalë njëmbëdhjetë banorëve, të cilët po e konsumonin energjinë elektrike pa u faturuar fare.

Ky rast është verifikuar me një aksion për kontroll nga ekipet e KEDS-it, ku pas llogaritjes së pajisjeve të përdorura ilegalisht, pronari detyrohet t’ia rikthejë kompanisë 10,324.13 euro!

Ngjashëm javën e kaluar KEDS ka njoftuar se si dhjetëra banorë të Korroticës së Epërme të Drenasit kishin keqpërdoruar më tepër se gjysmën e energjisë. Saktësisht, në një trafo që gjendet në këtë fshat, është konstatuar se është vjedhur 59% e energjisë elektrike gjatë dhjetorit të fundit nga 57 shtëpi të alokuara aty.

KEDS paralajmëron të gjithë konsumatorët që të mos e vjedhin energjinë elektrike! Përveç dëmeve si mbingarkesa e rrjetit, rënia e tensionit dhe rritja e rrezikshmërisë, kushdo që kapet duke vjedhur rrymën, përballet me pasoja të rënda ligjore – gjoba dhe burg deri në tre vjet!