Search

Administrata Biden do të anulojë planin e Trump për shpime më të gjera në Alaskë

11 Janar, 2022


Administrate Biden ka deklaruar dje se do të anulojë politikën e udhëheqësisë Trump që kishte hapur sipërfaqe të gjera të tokës së Alaskës Arktike për zhvillime të reja të naftës.

Departamenti i Brendshëm i SHBA tha se do të anuloj vendimin e Administratës Trump për të autorizuar zgjerime të licensuara dhe zhvillim të Rezervës Kombëtare të Petrolit në Alaskë.

Ndonëse Trump kishte marrë një sër hapash për të avansuar zhvillimin e naftës dhe gazit në Alaskë, prodhimi në atë shtet kishte rënë në pikën më të ulët në 43 vitet e fundit në 2020, teksa shpuesit kanë fokusuar vëmendjen tek Teksasi dhe 48 shtetet tjera të mëposhtme.

Njoftimi zyrtar për ndryhim do të vijë në një njoftim që do të dorëzohet të hënën në gjykatën federale në Alaska, Zyrën për Menaxhim të Tokës (BLM), një division i Departamentit të Brendshëm, ëhstë thënë në njoftim.

“Vendimi reflekton prioritetet e administratës Biden-Harris për të rishikuar programet ekzistuese të naftës dhe gazit për të siguruar balansën në tokat publike të Amerikës dhe ujërat për të përfituar gjeneratat aktuale dhe ato të ardhshme”, është thënë.

Administrate Trump në ditët e paralajmërimit kishte aprovuar planin për të lejuar zhvillimin e naftës në më shumë se 80% të hapësirës prej më shumë se 9 milion hektarë.

Kjo kishte zëvendësuar planin e administratës Obama për të mbrojtur rreth gjysmën e asaj reserve.