Search

Abdixhiku: Ka përplasje në heshtje për çështjen e gazit në Kosovë

10 Shtator, 2021


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës është duke bërë një gabim domethënës duke mos i dhënë përgjigje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e gazit në Kosovë.

Abdixhiku i bëri këto komente gjatë emisionit Rubikon në kuadër të Klankosova, teksa ishte duke biseduar për punën që është duke u bërë në politikën e jashtme nga qeveria aktuale.

Përkatësisht, kryetari i LDK foli rreth mungesës së afrimit të qeverisë së Kosovës dhe administratës Biden dhe mos kërkesën për përfshirjen e SHBA-ve në procesin e dialogut.

“Tani ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkaura të Amerikës, me një administratë që është jashtëzakonisht miqësore me Kosovën, por që kemi një qeveri që nuk ka bërë asnjë hap për ta afruar këtë administratë. Ne as nuk kemi kërkuar përfshirje Amerikane në proces të dialogut”, tha ai.

Abdixhiku: Qeveria e Kosovës nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për gazin dhe prurjen e gazit në Kosovë.

Në këtë kuptim Abdixhiku ka hedhur dritë mbi një ndër çështjet më intriguese dhe më pak të adresuara nga qeveria aktuale në saje të sektorit të energjisë – gazit.

Abdixhiku shprehu se aktualisht është një përplasje në heshtje e cila do të shpërthej shumë shpejt.

Kjo për arsye se qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, është duke refuzuar të adresoj kërkesën e SHBA-ve për prurjen e gazit në Kosovë.

Sipas Abdixhikut kjo përbënë një gabim të pafalshëm, dhe se çështja e gazit për SHBA-të përbënë një politikë strategjike që nuk afekton vetëm Kosovën, por gjithë rajonin.

“Madje ka një përplasje në heshtje që do të shpërthej shumë shpejt, rreth çështjes së gazit”, tha ai.

“Jam njoftuar drejt për drejt, dhe do të bëhet publike shumë shpejt. Ka refuzim të qeverisë së Kosovës, ose nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për gazin dhe prurjen e gazit në Kosovë”, theksoi Abdixhiku.

“Një politikë strategjike amerikane për rajon, jo për Kosovë, për rajon. Dhe qeveria e Kosovës e ka mbajtur në Standby, dhe i mbanë ende”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

“Nuk e kuptoj, sinqerisht nuk e kuptoj. Nuk ka alternativë. Në ecje strategjike me SHBA-të nuk ka alternativë”, theksoi ai

“SHBA ka fonde në Kosovë, ka mjete që ka të dedikuara për Kosovën. Ka projekte në sektorin e energjisë, të mëdhaja e multimilionëshe që pret përgjigje prej qeverisë së Kosovës për të dhënë përgjigje pozitive”, tha ai.

Haki Abazi del nga studio e debatit gjatë diskutimit për energji

Lexo më shumë

Bajrami: Zgjidhja më e përshtatshme për gazifikim është interkoneksioni me Maqedoninë e Veriut

Lexo më shumë