Search

SHBA ndan 61.4 milionë dollarë për kërkime të biokarburanteve

12 Prill, 2021


Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE) do të ndajë 61.4 milionë dollarë për teknologjitë që prodhojnë biokarburante me kosto dhe karbon të ulët, njoftoi departamenti përmes një deklarate.

Biokarburantet rrjedhin nga burime të rinovueshme dhe mund të përforcojnë automjetet e rënda që është vështirë të elektrizohen me teknologjitë aktuale, përfshirë avionët dhe anijet dhe e cila do të ndihmojë në përshpejtimin e rrugës së SHBA-së drejt një ekonomie me zero emetime deri në vitin 2050.

Sipas deklaratës, mundësia e financimit të “Zyrës së Teknologjisë për Bioenergji” përfshin kërkime, zhvillim dhe demonstrim të bioteknologjisë me ndikim të lartë.

Duke komentuar njoftimin, Sekretarja e Energjisë, Jennifer M. Granholm tha se biokarburantet janë një nga rrugët më premtuese të vendit për aviacionin dhe transportin me zero karbon.

“Ky financim është thelbësor për dekarbonizimin e sektorit të transportit, burimi më i madh i emetimeve të gazrave serrë të vendit tonë si dhe ofrimin e punëve me pagesë të mirë për sindikatat, ajrit dhe ujë të pastër për komunitetet amerikane”, tha ajo.

“Biokarburantet prodhohen duke shndërruar biomasat e përbëra nga materiale organike të gjalla deri kohët e fundit si mbetje të mbjellave, mbetje ushqimore dhe alga si dhe burime të tjera të mbetjeve të karburantit të lëngshëm, i cili mund të shërbejë si ekuivalent i emetimeve të ulëta të karbonit në lëndët djegëse fosile siç janë benzina, karburanti i avionit dhe karburantet e naftës”, thuhet në deklaratë.

Procesi i aplikimit do të përfshijë dy faza, dokumente konceptuale, të cilat janë parashikuar për 30 prill 2021 dhe aplikimet e plota më 21 qershor.