KEDS po i bën zgjidhje afat-gjate një prej daljeve më problematike të Distriktit të Pejës
06 Prill, 2021
Drejtori i Investimeve në KEDS, z. Hasan Oz, gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, në vazhdën e takimeve institucionale me krerët e Komunave.
Në këtë takim, u diskutua rreth projektit investiv që pritet të nis në linjën e cila furnizon regjionin e Rugovës. Ky projekt është bashkëfinancim mes KEDS dhe Komunës së Pejës dhe me përfundimin e tij do të bëhet zgjidhje afat-gjate për furnizimin me energji për konsumatorët e asaj ane.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, KEDS do të realizojë punët elektrike ndërkaq Komuna do të realizojë punët ndërtimore duke krijuar infrastrukturën e nevojshme në terren për implementim të projektit.
Kryetari Muhaxhiri shprehi gatishmërinë e plotë duke u zotuar që do të bashkëpunojë fuqishëm në realizimin e këtij projekti nga i cili do të përfitojnë banorët e Rugovës.
Ky investim do të jetë ndër projektet më madhore investive të KEDS në Komunën e Pejës.