Search

Përdorimi i erës në lartësi të mëdha, ku ka arritur teknologjia dhe si planifikohet të zhvillohet tutje

29 Mars, 2023


Erërat në lartësi të mëdha mbeten një burim i madh i pashfrytëzuar i energjisë së rinovueshme, por një garë drejt tyre është duke u zhvilluar.

Studiuesit janë duke synuar përdorimin e erërave në lartësi të madhe. Këto erëra përsfshinë rrjedhën e ajrit në lartësi 200 metrash dhe më shumë mbi nivelin e tokës. Era në këto lartësi priret të fryjë më fort dhe është më e qëndrueshme.

Këto erëra janë aq të forta, në fakt, sa mund të përdoren për të gjeneruar më shumë energji elektrike sesa kemi nevojë dhe dukshëm më shumë sesa mund të prodhojnë turbinat e erës në tokë. Një dyfishim i shpejtësisë së erës teorikisht mund të gjenerojë deri në tetë herë më shumë energji.

Turbinat konvencionale me erë sillen rreth një lartësie 70-90m të rotorit mesatarisht. Mirëpo viteve të fundit ka pasur zhvillime të mëdha, sidomos në turbinat e erës për det të hapur të cilat kanë përmasa shumë më të mëdha. Aktuaisht rekordi i lartësisë mbahet nga Vestas me turbinën V236-15.0MW që ka lartësinë 280m.

Moritz Diehl, i cili drejton Departamentin e Inxhinierisë së Mikrosistemeve në Universitetin e Freiburgut, tha se shfrytëzimi i erërave në lartësi të mëdha është një nga teknologjitë “më premtuese” për gjenerimin e energjisë së ripërtëritshme në të ardhmen.

Stephan Wrage, CEO i kompanisë gjermane të energjisë së erës SkySails-Power, dëshiron ta bëjë këtë teknologji “burimin më të madh ende të pashfrytëzuar të energjisë së ripërtëritshme në mbarë botën”. Dhe nuk është i vetmi. Shumë kanë dështuar në përpjekjet e tyre dhe disa kanë falimentuar. Por të tjerët janë në prag të nxjerrjes së centraleve të tyre fluturues në treg.

Prototipet e realizuata deri më tani

Një nga projektet e para u lançua nga kompania amerikane e energjisë Altaeros në vitin 2010. Prototipi i tyre ishte një gjenerator i lidhur me një tullumbace heliumi – me fjalë të tjera, një turbinë me erë pa bazë.

I testuar në Alaskë, ai u lidh me tokën me një kabllo. Sipas kompanisë, ajo prodhoi energji për rreth 50 familje në një lartësi prej 600 metrash.

Në vitin 2013, gjigandi i teknologjisë, Google, bleu kompaninë amerikane të energjisë së erës, Makani, për një shumë të pazbuluar, duke shkaktuar eufori në sektorin e veçantë. Centrali i tyre fluturues, një pajisje me madhësinë e një avioni të vogël, u ngjit në një lartësi prej rreth 300 metrash, ku u lidh me një lak të vazhdueshëm dhe të automatizuar.

Era me shpejtësi shtynte rrotat e vogla të erës në krahë, të cilat pastaj gjeneronin energji elektrike. Një central i vetëm i tillë prodhoi energji të mjaftueshme për 300 familje, sipas Makani. Dukej se ishte zbulimi që të gjithë prisnin. Po gjatë një fluturimi testues pajisja u rrëzua në det. Si pasoj Google hoqi dorë nga projekti, duke shprehur dyshime për qëndrueshmërinë ekonomike të centralit fluturues.

SkySails-Power kompani e specializuar në prodhimin e energjisë, ajo ka krijuar një pajisje që përdor një “cikël pompimi” për të gjeneruar energji nga era në lartësi të mëdha. Një balonë ngrihet automatikisht, drejtohet kundër erës. Balona është e lidhur me anë të një litari me gjenerator. Ajo fluturon në formën e numrit, duke tërhequr vazhdimisht litarin dhe duke krijuar energji.

Balona është krijuar për të qëndruar në ajër për orë, ditë ose javë. Në rastet e motit të keq ose në kushte të rrezikshme, sinjalizohen alarmed he ajo mund të ulet në tokë përkohësisht.

A mund të jetë kjo teknologji një nga burimet themelore të energjisë elektrike në të ardhmen?

Megjithëse sektori kërkon ende investime të konsiderueshme dhe sqarime të shumë pyetjeve rregullatore rreth trafikut ajror, Wrage tha se teknologjia mund të ndihmojë 1.4 miliardë njerëz në mbarë botën që jetojnë larg rrjeteve elektrike dhe shpesh përdorin gjeneratorë me naftë për të furnizuar shtëpitë e tyre.

Sipas një studimi nga anëtarët e vetë industrisë së erës, energjia e erës në lartësi të mëdha mund të bëhet dukshëm më e lirë se nafta – dhe madje edhe më e lirë se energjia tradicionale e erës.

SkySails-Power, aktualisht lider në këtë sektor, ka shitur njësin e parë në Mauritius. Kompania po kërkon të ndërtojë një qendër ere në lartësi të madhe në Afrikën Lindore dhe të operojë ferma me erë në det të hapur.

SkySails tha se një balonë e vetëm mund të krijojë energji për deri në 500 familje, duke përdorur 90% më pak material sesa turbinat tradicionale të erës. Përparësitë e tjera përfshijnë fleksibilitetin e vendndodhjes.

Rishikesh Joshi, një studiues i inxhinierisë së hapësirës ajrore në Universitetin e Teknologjisë në Delft, tha se “do të duhen ende disa vjet” përpara se teknologjia të bëjë një ndryshim. “Industrisë së e erës gjithashtu i’u deshtën rreth 40 vjet për t’u zhvilluar për të qenë kaq e lirë,” tha ai.