Përkundër çmimeve të mëdha konsumi i gazit natyror në SHBA ka shënuar rritje gjatë vitit 2022
29 Mars, 2023
Konsumi, prodhimi dhe eksportet e gazit në SHBA thyen rekorde në vitin 2022, sipas të dhënave të Administratave të Informacionit të Energjisë në SHBA.
Konsumi i gazit natyror në SHBA arriti nivele rekord në vitin 2022, pjesërisht për shkak të rritjes së përdorimit të gazit në sektorin e energjisë elektrike. Konsumi i gazit natyror në 2022 ishte 6% më shumë se një vit më parë. Konsumi i energjisë elektrike ishte në nivelet më të lartë i të gjitha kohërave dhe 8% më i lartë nga viti 2021. Kjo rritje vjen si pasoj e verës, ka qenë nga më të nxehtat në histori që rezulton me kërkesë të fortë për ajër të kondicionuar në korrik, raportoi EIA.
Pjesa dërrmuese e amvisërive në SHBA kanë përdorur gazin natyror në vitin 2020
Çmimet e gazit natyror ishin të larta në vitin 2022, krahasuar me pesë vitet e mëparshme, por konsumi i qymyrit. Si pasojë konsumi total i gazit në sektorin e banimit u rrit 5% dhe 7% në sektorin tregtar në 2022.
Çmimi mesatar në vitin 2022 në Henry Hub ishte 6,45 dollarë/MMBtu, më i larti që nga viti 2008, bazuar në të dhënat nga Refinitive Eikon. Çmimet ditore arritën më së shumti në 9,85 $/MMBtu më 22 gusht dhe nivelin më të ulët prej 3,46 $/MMBtu më 9 nëntor. Çmimet kanë pasur luhatje gjatë gjithë vitit.