Search

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë dhe Kryeministri Kurti inaugurojnë projektin më të madh të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë

11 Mars, 2022


Projekti më i madh i energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, i cili shënon edhe investimin më të madh të huaj direkt në Kosovë, si një nga parqet e erës më gjigante në rajon, është inauguruar zyrtarisht nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Pas pothuajse 8 vitesh punë në zhvillim të projektit, të përcjellur e ndihmuar nga qeveri të ndryshme të vendit, projektit më të madh të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë i është prerë shiriti nga një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të kabinetit të qeverisë federale të Gjermanisë.

Pa dyshim, inaugurimi i ministres duhet të shënojë një pikë shumë domethënëse në përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt dekarbonizimit të sektorit energjetik dhe përfundimisht të dëshmojë se vendi dhe individë të caktuar janë në gjendje të tërheqin dhe zhvillojnë projekte të këtyre përmasash.

Ministrja Baerbock: Projekti me investimin më madh të huaj në historinë e Kosovës së Pavarur

Ministrja e Gjermanisë u duk e ngazëllyer në inaugurimin e projektit më të madh të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Me fjalët e saj, ajo theksoi rëndësinë e një arritjeje të tillë për Kosovën, teksa nënvizoi se ky projekt është investimi më i madh i huaj në historinë e Kosovës së Pavarur.

Poashtu, në fjalimin e saj ajo poashtu sugjeroi që projekti i rradhës, potencialisht i energjisë solare, të hapet mbase në sezonën e verës.

“I nderuari kryeministër Kurti, i nderuari zëvendëskryeministër Bislimi, ministër Artane, faleminderit që mund ta kemi këtë rast sot, herën tjetër kur hapim panelet diellore, do të sugjeroja në verë”, tha ministrja Baerbock.

“Të dashur kolegë, gazetarë dhe punëtorë këtu përreth, ngjitja e një mali është një ushtrim shpërblyes, sa po të arrinë në majë kur pamja është e mirë, ne mund të shikojmë prapa në pjesën e vështirë pas nesh”, tha tutje ajo.

“Dhe rreth nesh mund të shohim lartësi të reja për t’u eksploruar, të përmendura tashmë, kështu që sot ceremonia në majën e malit është pikërisht për këtë”, tha ndër të tjera ministrja Baerbock.

“Para së gjithash, duke festuar arritjet, Parku i Erës Selac, siç u përmend, është projekti me investimin më madh të huaj në historinë e Kosovës së Pavarur, çdo kompani e huaj, përfshirë edhe Gjermaninë, ka punuar për ta kthyer këtë në realitet”, theksoi ajo.

“Garancitë e investimeve gjermane, dhe kreditë nga BERZH kanë mbështetur punën ndërtimore dhe projekti përfshin investime të duhura nga vendi që së fundmi e ka njohur Kosovën si shtet sovran, dhe do të doja shumë ta nënvizoja këtu, ky është Izraeli”, tha ajo.

Albin kurti: Nuk do të kishte një projekt më të mirë për të hapur rrugën si investimi i parë strategjik se ky

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Kurti mbajti edhe një fjalim, ku theksoi se Kosova me këtë investim bën hapin e parë drejt një furnizimi të qëndrueshëm dhe të diversifikuar me energji.

Kryeministri theksoi tre aspektet kryesore të projektit, kapacitetin e tij të instaluar që përkthehet në 10 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të instaluar në Kosovë, ndikimin e tij të mirë mjedisor, si dhe rëndësinë e tij për prodhimin e energjisë, i cili sidomos gjatë dimrit është i pamjaftueshëm. në Kosovë.

“Shkëlqesia juaj ministër Baerbock, i nderuari zëvendëskryeministër Bislimi, i nderuari ministër Rizvanolli, të nderuar përfaqësues të mediave dhe pjesëmarrës, është kënaqësi, edhe pse një kënaqësi e madhe e ftohtë dhe me erë, të jem sot këtu me ju në këtë përurim zyrtar të Fermës së Erës Selac”, hapi fjalën e tij kryeministri Kurti.

“Me këtë investim Kosova bën hapin e parë të madh drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe me furnizim të diversifikuar të furnizimit me energji të ripërtëritshme”, tha tutje KM Kurti.

“Ne e mirëpresim me gjithë zemër këtë investim strategjik, axhenda e gjelbër është një nga prioritetet e qeverisë sonë, jo vetëm sepse përfshin një aspekt të rëndësishëm të procesit tonë të integrimit në BE, por veçanërisht sepse ne kemi nevojë të heqim gradualisht qymyrin, ndërkohë që ndalojmë pavarësinë tonë energjetike”, theksoi ai.

“Tre aspekte duken si të rëndësishme kur bëhet fjalë për këtë investim. E para është diversifikimi i prodhimit të energjisë, pasi prodhimi i energjisë nga ky park me erë do të mbulojë 10% të kapacitetit të instaluar të vendit tonë. E dyta është ulja e emetimeve të CO2 me 247,000 tonë. Dhe e treta, është se do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm me energji që ndihmon në plotësimin e kërkesës sonë në rritje, veçanërisht pas krizës energjetike pas këtij dimri”, theksoi Kurti.

“Qeveria jonë i është përgjigjur kësaj krize në afat të shkurtër, duke subvencionuar për konsumin e energjisë, që i atribuohet familjeve. Megjithatë, është e qartë se në planin afatgjatë, e vetmja zgjidhje praktike është investimi në burimet e rinovueshme”, tha ai.

Kryeministri Kurti po ashtu falënderoi kompanitë dhe bankat e përfshira në projekt, ndërsa veçoi sipërmarrësin vendor dhe aksionarin e projektit Ilir Grapci, dhe Kristian Hammeck nga ENLIGHT për punën e tyre për të realizuar një projekt të tillë në Kosovë

“Nuk do të kishte një projekt më të mirë për të hapur rrugën si investimi i parë strategjik se ky, së fundi shfrytëzoj rastin të falënderoj SOËI Kosovo, dhe zotin Kornelius, i cili përfaqëson kompaninë sot këtu”, theksoi ai.

“Falenderoj gjithashtu aksionerët e saj, ENLIGHT Reneëable Energy, Ilir Grapci dhe Kristian Hammeck”, tha kryeministri Albin Kurti.

“Po ashtu edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e këtij projekti të sektorit privat, i cili është më i madhi që kanë financuar deri më tani në Kosovë”, tha ai.

“Zonja Ministre Baerbock, vizita dhe përkushtimi juaj për zhvillimin e Kosovës vlerësohet shumë, faleminderit shumë”, nënvizoi KM Kurti.

Projektet janë përkrahur me kredi prej 58 milion eurosh nga BERZH, njëherit edhe kredia më e madhe e BERZH e dhuruar në Kosovë.
Pjesa më e madhe e aksioneve të ndërmarrjes SOËI Kosovo është në pronësi të ndërmarrjes izraelite Enlight, e listuar në bursën publike të Izraelit, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në pronësi të afaristit kosovar Ilir Grapci dhe atij gjerman, Christian Hammeke.

Vlera totale e investimit në tri projektet ka tejkaluar 170 milion euro.