Bie edhe Blloku A5 në KEK
30 Dhjetor, 2021
Disa media kanë raportuar se ka rënë nga prodhimi edhe blloku A5 i termocentralit Kosova A.
Për momentin në KEK po prodhojnë energji elektrike dy blloqe të termocentralit Kosova A, dhe një bllok në termocentralin Kosova B.
Sipas dokumenteve të publikuara nga gazeta Infokus, në rrezik janë edhe dy blloqet tjera të termocentralit Kosova A, ku janë paraqitur probleme teknike.
Blloku A3 i “Kosovës A” aktualisht ka rrjedhje te hidrogjenit në gjenerator e po ashtu edhe ne Blloku A4 ka rrjedhje dhe telashe të tjera teknike.