Search

Pajisja solare lundruese që synon pastrimin e lumenjëve

19 Korrik, 2021


Kohë më parë, organizata jo-qeveritare nga Holanda ‘The Ocean Cleanup’ ka prezantuar pajisjen e re lundruese ‘Interceptor’, që përdorë energjinë nga dielli për të bërë pastrimin e lumenjëve.

Përmes kësaj pajisje, organizata ka thënë se do të ndihmojë në pastrimin e oqeaneve, duke bërë largimin e mbeturinave të plastikës nga lumenjtë.

Sipas njoftimit, the Ocean Cleanup do të vendosë 1,000 pajisje të tilla në lumenjtë më të ndotur në tokë, brenda pesë viteve.

Për të larguar mbeturinat e plastikës nga lumenjtë para se ato të arrijnë në oqean, pajisja lundruese Interceptor do të përdorë energjinë solare për të lundruar.

Lundrimi bëhet në mënyrë autonome ndërsa pajisja mund të largojë rreth 50 mijë kilogram të mbeturinave të plastikës nga lumenjtë në baza ditore.

Interceptori bën kapjen e mbeturinave të plastikës përmes barrikadave lundruese. Pas kapjes, mbeturinat kalojnë në rrip transportues që bën ndarjen e mbeturinave dhe vendosjen e tyre në deponitë.

The Ocean Cleanup ka filluar prodhimin në shumicë të kësaj pajisjeje lundruese.