Search

70 mln euro për energjinë, qeveria e Shqipërisë kalon mbështetjen buxhetore për KESH-in

22 Gusht, 2022


Qeveria shqiptare i ka kaluar një fond me vlerë 70 milion euro Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të siguruar energjinë në muajin gusht.

Çmimet e energjisë në bursa kanë arritur në nivelet më të larta të këtij viti, duke kapur një vlerë mesatare prej 500 euro për mëgavat orë dhe mbi 600 euro në periudhën e pikut të kërkesës.

KESH është detyruar që të anullojë dy herë procedurën për blerjen e energjisë elektrike gjatë javës së fundit, për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Korporata arriti të blinte 7.6 milion euro energji elektrike për dy ditët e fundjavës 20 dhe 21 gusht me një çmim 488 euro për megavat orë, por anulloi kërkesën për të marrë një sasi 47.600 megavat orë për 10 ditët e fundit të muajit.

Kjo sasi do t’i kushtonte KESH një faturë prej 23 milion eurosh.

Vetëm për muajt e verës kostot për importin e energjisë kapën vlerën e 150 milion eurove, ndërsa rezerva hidrike është përgjysmuar.

Aktualisht në basenin e Fierzës sasia e energjisë që mund të prodhohet është 678 gegvat orë, e mjatueshme për 40 ditë furnizim me energji elektrike.

//euronews.al