Search

46% besojnë se kriza energjetike në Shqipëri erdhi si pasojë e luftës në Ukrainë

08 Dhjetor, 2022


Barometri i ka drejtuar disa pyetje qytetarëve në Shqipëri sa i përket deklaratave të ndryshme që janë thënë nga aktorët politikë, që prej nisjes së krizës energjetike.

Për deklaratën “Kriza energjitike në Shqipëri ka ardhur si pasojë e Luftës në Ukrainë”, 30.1 % e shqiptarëve janë dakord, 15.8 % janë plotësisht dakord, ndërsa 22.2% nuk janë dakord më këtë thënie, 21 % e tyre nuk janë aspak dakord.

Vetëm 9.9 % e qytetarëve janë neutral dhe nuk japin opinion në lidhje me këtë deklaratë.

Sa i përket deklaratës “Prodhimi i energjisë elektrike në vend mjafton për të plotësuar konsumin”, 41.3 % e shqiptarëve janë dakord me të, 28.2 % janë plotësisht dakord, ndërsa vetëm 10 % e tyre nuk janë dakord me të.

59.2 % e shqiptarëve janë dakord me deklaratën se “Çmimi i energjisë që paguajnë shqiptarët edhe pa rritje është i lartë”, 25.9 % janë plotësisht dakord ndërsa vetëm 3.4 % e tyre nuk janë dakord me këtë deklaratë.

37.8% e qytetarëve nuk janë aspak dakord me thënien se “Çmimi i energjisë që paguajnë aktualisht shqiptarët nuk ka ndryshuar sepse një pjesë e çmimit real mbulohet nga Shteti”, ndërsa 13.6 % e tyre janë neutral në përgjigjën që kanë dhënë për Barometrin.

/Euronews.al