24 orët e fundit KEK prodhoi mbi 17 mijë megavat-orë energji elektrike
07 Mars, 2023
Këtyre ditëve konsumi i Kosovës po furnizohet kryesisht nga prodhimi vendor i rrymës, përkatësisht nga energjia elektrike që prodhojnë termocentralet e KEK-ut që janë operative (B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A3 e A4 të Kosova A) dhe që po vazhdojnë të funksionojnë mirë dhe këto ditë.
Nga 2 marsi, Kosova nuk është duke marrë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH). Nuk është sqaruar zyrtarisht shkaku pse Kosova nuk po vazhdon të importojë rrymë nga Shqipëria qoftë si kthim borxhi të energjisë elektrike të deponuar në KESH, gjatë muajve të verës, qoftë si huamarje (këmbim i rrymës në bazë të disa marrëveshjeve të nënshkruara në këto vite për këmbimin e rrymës në raste të disponimit të tepricave).
Sidoqoftë, këtyre ditëve konsumi i Kosovës po furnizohet kryesisht nga prodhimi vendor i rrymës, përkatësisht nga energjia elektrike që prodhojnë termocentralet e KEK-ut që janë operative (B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A3 e A4 të Kosova A) dhe që po vazhdojnë të funksionojnë mirë dhe në këto ditë të ftohta po imponojnë me gatishmërinë teknike të turbinave dhe të kaldajave, përkundër vjetërsisë së tyre të madhe dhe amortizimit nga puna e pandërprerë me decenie me radhë. Po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B1, B2 dhe A3 e A4-shi po prodhojnë bashkarisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë.
Skender Bucolli, zëdhënës i Korporatës Energjetike të Kosovës, i ka thënë sot Buletini Ekonomik se aktualisht në prodhim gjenden katër termocentrale të vendit (blloqet B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A 3 e A4 të Kosovës A), të cilat prodhojnë diku rreth 760-780 megavatë-orë energji elektrike së bashku. Siç dihet, blloqet B1 dhe B2 të Kosovës B, kanë bashkarisht kapacitet në rrjet rreth 520 megavatë, ose secili bllok, aktualisht prodhojnë rreth 260 megavat-orë. Ndërsa blloku A 3 dhe A4 i termocentraleve Kosova A, kapacitetin në rrjet e kanë rreth 130 megavatë-orë, që do të thotë se bashkarisht prodhojnë 260 megavatë. Po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B1, B2 dhe A3 e A4-shi po prodhojnë bashkarisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë. Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar plus një sasi simbolike, diku rreth 50-60 megavatë-orë, herë-herë edhe më shumë, të energjisë së rinovueshme që prodhohet në vend (nga hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).
Bucolli, ka thënë sot për Buletinin Ekonomik se dje, gjatë 24 orëve nga termocentralet e KEK-ut janë prodhuar diku mbi 17 mijë megavat-orë energji elektrike, dhe e tërë kjo sasi është vënë në dispozicion të distributorit, pos një sasie më të vogël, ose diku rreth 80-90 megavatë-orë që i dedikohen Termokosit si energji termike për ngrohje. Nuk njoftohet nga KEDS-i se sa janë nevojat për të importuar këtyre ditëve, akoma me temperature relativisht të ulëta gjatë natës.
Gjithsesi, mungesa e energjisë elektrike nga Shqipëria, që për muaj të tërë ishte një ndihmesë e madhe për stabilitetin e sitemit ekektroenergjetik të vendit, do të ndihet këtyre ditëve të ftohta, kur konsumi i rrymës në Kosovë rriten ndjeshëm, sidomos gjatë orëve të pikut. Dhe, kosovarët nuk kanë shumë alternativa në mungesë të rrymës së vet dhe nevojave për energji elektrike.
Prandaj, kursimi i rrymës dhe ulja e shpenzimit janë kushtimisht të domosdoshme dhe alternativat që na presin sa i përket sigurimit të energjisë elektrike të munguar. Kosova nuk ka zgjidhje tjetër edhe në ditët në vijim, pos reduktimeve të kushtëzuara, kursimit të domosdoshëm të gjithsecilit konsumatorë.
/Buletini Ekonomik