Search

1 milion euro investime në masa të efiçiencës në katër shkolla në Rahovec, nënshkruhet marrëveshja

January 27, 2023


Vetëm pak ditë pasi kishte nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Gjilanit për investime në rritjen e efiçiencës së shkollës ‘Abaz Ajeti’, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka nënshkruar katër marrëveshje me Komunën e Rahovecit, për investime në katër shkolla në këtë komunë.

“Nё vijim tё nёnshkrimit tё marrёveshjeve pёr shёrbime tё energjisё me Komunat pёrfituese nga pako e re e investimeve, Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Z. Ahmet Ismaili dhe Kryetari i Komunёs sё Rahovecit Z. Smajl Latifi kanё nënshkruar katёr (4) Marrëveshje për Shërbime të Energjisë për katёr (4) objekte shkollore të komunës sё Rahovecit”, ka njoftuar Fondi përmes komunikatës për media.

350 mijë euro investime në masa të efiçiencës në shkollën ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan

Lexo më shumë

Investimet në masat e nevojshme te efiçiencës në katër shkolla në Rahovec arrijnë vlerën prej 969 mijё euro, ndërsa pritet të përfundojnë brenda vitit 2023, raporton Kosovo.Energy.

Shkollat pёrfituese nё kёtё projekt i cili mbёshtetet nga Zyra e BE-sё nё Kosovё, Banka Botёrore dhe Qeveria e Republikes sё Kosovёs janë “Rilindja”, “Gezim Hamza – Piktori”, “Dëshmorët e Zatriqit” dhe “Faik Konica”.