Search

Zv. Kryeshefi i KEK-ut Kabashi, mbikëqyr punimet në TC-B

01 Tetor, 2023


Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh. a.), Përparim Kabashi, ka mbikëqyrë punimet në njësisë B-1, të Termocentralit Kosova B.

Në këtë njësi përveç dy projekteve kapitale si ai i dilatimeve në kaldajë dhe ndërrimi i zbarrave (rimbështjellja e statorit të gjeneratorit), janë duke u realizuar edhe një sërë projektesh që ndërlidhen me remontin e rregullt vjetor.

Lidhur me këtë, Kabashi ka bërë të ditur se punimet që kanë filluar në njësinë B-1 me dt. 25 Korrik, 2023 po shkojnë sipas planit dinamik dhe me 23 Tetor, 2023 pritet të fillojnë testimet e nevojshme dhe kjo njësi të kthehet në operim.

Tutje, Kabashi ka përgëzuar menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC-B-së, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e dy projekteve kapitale dhe remontit sipas dinamikës së paraparē dhe ka theksuar se realizimi i tyre i suksesshëm do të ngrisë sigurinë e operimit të kësaj njësie.