Search

ZRRE shpallë thirrjen për dy praktikante

18 Mars, 2024


Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shpallur thirrjen për dy praktikante.

Studentet që tashmë kanë përfunduar ose së shpejti do të përfundojnë studimet universitare ose pasuniversitare dhe që janë të interesuara në sektorin e rregullimit të energjisë, mund të aplikojnë në këtë program, deri më 2 prill 2024.

ZRRE po kërkon një praktikante në Departamentin e Tregut të Energjisë dhe një në Departamentin e Tarifave dhe Çmimeve.

Praktikantet e përzgjedhura do të angazhohen në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Prishtinë dhe do të paguhen nga NARUC.

Programi i praktikës në kuadër të National Association of Regulatory Utility Commissioners (NARUC) Advancing Women Leaders in Energy (AWLE), me mbështetjen United States Agency for International Development (USAID) për Evropën dhe Euroazinë, synon t’u sigurojë grave të reja përvojë profesionale në agjencionet rregullatore të energjisë.

Në linkun e publikuar theksohet se kandidatetduhen të jenë të sapodiplomuara apo afër diplomimit në fushën e inxhinierisë, ekonomisë, kontabilitetit ose në fusha të ngjashme, si dhe të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin B1.

Të gjitha të interesuarat duhet dorëzuar CV-në, dëshmi të punës së mëparshme praktike (opsionale), dhe dëshmi nga Universiteti. Gjatë intervistës, aplikantet duhet të demonstrojnë aftësi në gjuhën angleze

Klikoni në linkun në vijim për më shumë informata: https://tinyurl.com/dc6eu4rm