ZRRE: Mbahet takim me ekipin e MCA për projektin e baterive
January 16, 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur takim ekipin e MCA Kosova për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në projektin e sistemit të ruajtjes së energjisë përmes baterive.
Përmesë një njoftimi ZRRE ka treguar mbështetjen e saj ndaj implementimit të këtij projekti si dhe vështirësitë që ZRRE është duke hasur në aspektin e angazhimit të kapaciteteve njerëzore përkatëse për të përmbushur obligimet në kuadër të këtij projekti.
Kurse nga MCA Kosova janë paraqiturn zhvillimet e fundit në projektin e baterive, shmangien e konflikteve të interesit si dhe kornizën ligjore të nevojshme për implementimin e këtij projekti, si dhe kornizën kohore për secilën komponentë në veçanti. Informata më të hollësishtme mund të gjenden në webfaqen e MCA Kosova.
ZRRE ka theksuar se vlerësohet mbështetja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar për sektorin energjetik në Kosovë në vazhdimësi përmes projekteve të ndryshme si ky i baterive që u diskutua në këtë takim që është më se i nevojshëm për stabilitetin energjetik të vendit.