Search

ZRRE ka mbajtur takim për barazinë gjinore

13 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Sot, në ambientet e ZRRE-së është mbajtur trajnimi Barazia Gjinore si koncept dhe praktikë institucionale, i përkrahur nga USAID përmes projektit ESA (Energy Sustainability Activity), implementuar nga Tetra Tech.

Ky trajnim është fokusuar në avancimin dhe njoftimin e mëtejmë të stafit të ZRRE-së lidhur me çështjet e barazisë gjinore, diversitetit dhe përfshirjen në ndryshimet e synuara në lidhje me barazinë gjinore që është vazhdimësi e një serë trajnimesh të organizuara nga NARUC dhe USAID lidhur me këtë teme, ku kanë qenë pjesëmarrës edhe anëtarë të stafit të ZRRE-së.

Në kuadër të këtij trajnimi, po ashtu u prezantua edhe rrugëtimi i ZRRE-së drejt barazisë gjinore si dhe plani i veprimit për arritjen e këtij qëllimi, ka njoftuar ZRRE në një postim në faqen e tyre të Facebook.